Dinjiteti dhe respekti i mësimdhënësve mos të përbuzet - Bota Sot
Dinjiteti dhe respekti i mësimdhënësve mos të përbuzet

Kultura

Dinjiteti dhe respekti i mësimdhënësve mos të përbuzet

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:18
Nikollë Kërhanaj

Botërisht  dihet se sistemi arsimor është njëri prej bazamenteve për  formimin e shtetit Nuk duhet të harrojmë se në kohën e agresionit serbo-sllav mësimdhënësit kanë qen të vendosur për t’i rezistuar dhunës deri në sakrifikimin e jetës… E tash Kurrgjë-kërkujt, sepse është kohë e kaluar dhe se askujt-kurrgjë nuk i kemi borgj- ata e kanë kryer obligimin kombëtar.!? – Pra, nuk dojnë të dijnë e të  ndijnë për ndonjë kompenzim të pagave të pa marra. Arsimtarët-mësimdhënës vraponin nga shtëpia-shkollë në tjetrën me ditar në dorë vetëm e vetëm për ta kryer detyrën dhe obligimin e vet kombëtar nga se ishin edukatorë të vullnetit të mire.  Edhe pse një vullnet të tillë, nuk e ka Qeveria e Kosovës për t’ua kompenzuar punën dhe mundin 10-vjeçar- kur dihet se e gjithë kjo qeveri e ka burimin e dijes nga dora e edukatorëve që u dhan dijje e dëftesa.

Për fund mund të themi se nga e gjithë kjo mund të konstatojmë se nëse doni të mbillni bimë njëvjeçare, hudhni në tokë disa kokrra misri të cilat kur të mbijnë, duhet t’i herrim . t’ia heqim “kopilat” për të dhënë fryt më të mire Andaj edhe thuhet:”Hiqma shoqin-ta mbushi koshin” Ose:Nëse doni bimë (nxënës) frytdhënës shumvjeçarë- mbillne një pemë shumëvjeçare për të dhënë fryt shekullor. Andaj ta forcojmë e rrespektojmë dinjitetin e sistemit arsimor e të mos e harrojmë të kaluarën e largët e të afërm!

Protestat dhe grevat e Shhoqatave e organizatave tjera po pranohen si të arsyeshme për shtim pagash, ndërsa protestat e SBASHK-ut, nuk po pranohen…Kjo situatë, ta quajmë konliktuore,po ndikon në keqësimin e disiplinës dhe rendit të mire në shkollat tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...