Regjisorja e guximshme që thyente tabutë

Kultura

Regjisorja e guximshme që thyente tabutë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:54
Ida Lupino

Në një skenë të guximshme dhe të realizuar në mënyrë brilante në filmin “Outrage” (Tronditja, 1950) të Ida Lupinos, një grua e re me emrin Ann del nga zyra e saj, natën vonë, drejt parkut të makinave të braktisura. “Hej, bukuroshe!” Një burrë bërtet dhe e ndjek. Ann vrapon në rrugica dhe ngushtica mes kamionëve. Godet një dritare për ndihmë, por s’merr përgjigje. Për pesë minuta e ndjejmë frikën e heroinës, derisa ajo bie dhe gjithçka kalon në skenën tjetër: Ann duke u kthyer në shtëpinë me rrethoja, ku jetonte me prindërit, e tronditur dhe e traumatizuar nga sulmi.

Image

 

Pos modës dhe veturave të vjetra, ajo skenë mund të realizohet edhe sot. Por, ku ka gjë më të mirë se Hollivudi i vjetër dhe si Ida Lupino!?

Fjala “përdhunim” nuk përdoret kurrë në “Outrage”, edhe pse ajo që ndodhi është e qartë. Duke thyer shabllonët e kohës që shpesh fajësonin viktimën, filmi portretizon Annën si të pafajshme dhe në mënyrë empatike shfaq stresin e saj post-traumatik. “Outrage” shfaq të gjitha cilësitë e një regjisori që ishte para kohe.

Në vitet 1940 Lupino njihej si një aktore. Ajo ka luajtur ndër të tjera në filmat “They Drive by Night” (1940) dhe “High Sierra” (1941) me Humphrey Bogartin. Por, për një kohë shumë të shkurtë, në vitet 1949-1953, bën regjinë e gjashtë nga shtatë filmat e saj, duke qenë edhe bashkëskenariste.

Ajo ishte regjisore në botën e mashkullit, por përtej kësaj, filmat e saj meritojnë të rizbulohen, sepse janë të thellë, elegantë dhe të guximshëm. Lupino shpesh ka trajtuar çështjet sociale që ishin tabu. Dy filmat e saj më të mirë janë “Outrage” dhe “Not Wanted” (I padëshiruar, 1949) që flet për një grua të vetme që mbetet shtatzënë. “Never Fear” (Mos u frikëso, 1949) merret me epideminë e poliomelitit. E, të gjithë filmat e saj kanë dhembshuri për heroinat dhe kritikojnë shoqërinë paragjykuese. Në aspektin artistik, stili noir i jep më shumë zë trazirave të brendshme të personazheve.

E frustruar nga rolet e zonjave të rrepta, ajo refuzoi të ripërtërijë kontratën afatgjate me kompaninë Warner Brothers. Nisi shkruante, fillimisht filmin “Not Wanted”. Kur regjisori i këtij filmi, Elmer Clifton, përjeton sulm zemre disa ditë pas xhirimeve, Lupino – e etur për të mbrojtur punën e saj – merr përsipër regjinë. Asaj nuk ia vunë emrin si regjisore, edhe pse dihej merita e saj.

Lupino përdor truke vizuale për të zbuluar gjendjen e mendjes dhe të trupit të Sallyt. Një ekspozim i dyfishtë tregon fytyrën e Sallyt teksa sheh ëndrra me sy hapur, dhe Steven teksa luan në ëndrrat e saj. Me Steven e larguar, Sally e gjen veten në një shtëpi për nënat e pamartuara, ku një gruaja i thotë: “Jemi mikeshat tuaja, jo gjykatësit tuaj”. Ajo e pyet Sallyn nëse dëshiron ta mbajë fëmijën – një zgjedhje kjo e vështirë në kohën kur gratë e pamartuara detyroheshin t’i jepnin fëmijët për adoptim. Sot, aborti do të ishte si zgjidhje, por vështirësia e vendimit të saj do të rezonojë me zgjedhjen e çdo gruaje për të ardhmen. Natyrisht, disa dialogje janë të tejkaluara sot, fatmirësisht, si p.sh. kur Sally pyet për familjen që mund të adoptojë fëmijën e saj, e asaj i thuhet: “Do të jenë njerëz të racës dhe fesë tuaj”. Por, paraqitja e Sallyt megjithatë ishte radikale për vitin 1950 dhe përmes saj Lupino ofronte një vizion për një bote më të hapur.

Shumica e filmave të Lupinos u prodhuan nga “The Filmakers”, një kompani që ajo e nisi me bashkëshortin e saj të dytë, Collier Young. Marrëveshja e keqe për shpërndarje me kompaninë RKO të Howard Hughesit, ndikoi në dështimin e kompanisë më 1955. Lupino vazhdoi një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si regjisore televizive, në projekte të zbehta që nuk lejonin as art e as autorësi.

Por, karriera e saj e shkurtë si regjisore ishte e mahnitshme. Filmi i vitit 1953, “The Hitch-Hiker”(Autostoperi) ishte më i suksesshmi në aspektin komercial. Është ky një thriler rreth dy burrave të marrë peng nga një vrasës serik. Sot, mungesa e origjinalitetit duket si çelës suksesi: fokusohet tek personazhet meshkuj dhe mund të jetë bërë nga shumë regjisorë tjerë të shkollës së noirit. Por, vetëm Ida Lupino mund të kishte bërë “Outrage” dhe “Not Wanted”, filma që flasin ende, pothuajse 70 vjet pasi u shfaqën. Dhe, vetëm Lupino mund të kishte bërë filmin “The Bigamist” (Bigamisti, 1953), në të cilin një shitës martohet me dy gra, të luajtura nga Lupino dhe Joan Fontaine. Atëherë Lupino dhe Collier Young ishin të shkurorëzuar. Young, skenaristi i filmit, ishte martuar me aktoren Fontaine. Ky rreth është i pari i tillë në historinë e filmit, pra edhe një tjetër arritje interesante e Lupinos.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat