Vibracioenet shpirtërore të poeteshës Fikrushe Podrimja

Kultura

Vibracioenet shpirtërore të poeteshës Fikrushe Podrimja

Nga: Haki Bunjaku Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 16:42
Fikrushe Podrimja

Kam në disponim përmbledhjen poetike "Shkëmb i Tokës Dardane” dhe kam bindjen se femrat shqiptare që e kanë përjetuar jetën në kurbet shumë më rëndë, prandaj edhe shumë prej tyre këtë përditshmëri të hidhur e kanë përjetuar edhe artistikisht, si bie fjala: Miradije Gashi, Drita Fejza, Fiqirete Kukli, Sëveme Fetiqi, Fikrushe Podrimja dhe ndonjë tjetër. Titullit simbolik „Shkëmb i Tokës Dardane”, do t’i shtoja këtë, si përcaktim: „Jam Shkëmb i Tokës Dardane”, mbase poetja nuk hidhërohet! Sa për ilustrim po shënoj dy vargje të Naim Frashërit, nga poezia simbolike filozofiko-fetare "Fyelli": „Gjithë ata që janë ndarë/ Shokë fyelli ju bënë/.”

Pra, edhe në dasht e padasht po i fryejmë fyellit të kurbetit (të kësaj plage të mallkuar që te shqiptarët rëndoi ndër shekuj e po rëndon edhe aktualisht), në përmbledhjen poetike "Shkëmb i Tokës Dardane" laitmotiv është kurbeti me krejt bagazhin e mërzisë në dhe të huaj, jo i vetëm, por dominant, ku jeta nuk të jepet për së mbari: „Një ditë të largët/ u treta/ Në një vend të huaj/ Paprimas ai vend/ Më bëri të vuaj” (Fq 5). Apo: „Koha iku/ Vitet kaluan/ Nuk munda të kthehesha/ Se vitet më tradhtuan” (fq. 6).

Asnjë kurbetqar nuk mendon ta përmbysë jetën në dhe të huaj, por ecin vitet, ecë vetë jeta prej të cilës tradhëtohesh dhe vetëm kur të mbetesh vishkull, pa asgjë, dhe në vend të huaj. Tash plagën e kurbetit e kemi edhe më të theksuar, sepse mërgojmë me fëmijë, mbesa e nipa, ku kthimi tërësisht është pamundësuar. Autorja këtu trajton me afinitet temat nga jeta të përjetësuara, si ajo në dhe të huaj. Nëna është trajtuar si dhimbje me një sens të ndijshëm:

Image

„Çdo natë flas me ty/ Moj hënë/ Po pse mallin nuk ma shuan/ Të të ëmlës sime nënë.”. Poetja shkruan me afsh për heronjtë, si Ilaz Kodra, Haki Raci (vëllau), Antigona Fazliu, Adem Jashari: „Kolos trim nëna të rriti/ Për të madhen Shipëri/ Kurrë nuk deshte të gjunëzohesh/ Qëndrove i fortë në çdo stuhi. Heroizmi dhe sakrifica familjare e Adem Jasharit janë shembuj unikat në tërë rruzullin. Prandaj edhe çdo kush që merr pendën, doemos ndalet te heroizmi i i këtij tribuni të pavdekshëm të Kosovës sonë: Adem Jasharit.

Poezi nga Fikrushe Podrimja

VARGUT TIM

Më përcjellë çdo hap
e bukura ime poezi
në mbrëmje pa mua
ti asnjëherë nuk rri.

Jemi si dy shpirtëra
të ndarë asnjëherë
nuk të lë të vetme
në dimër as në verë.

Vargu im pa mua
as hapin nuk e bënë
ngado që unë ikën
pas meje ngarend.

VJESHT’ E VONË

Gjethet bien në qetësi

natyra i ka krijuar zogjtë

ikin nga foleja e dhimbshme

për t’u strehuar

Pasi i marin flatrat e tyre

ikin larg në vende të nxehta

dhimbja më mbetet në brendi

uragan më vërshon jeta

Ndarja si stuhi e egër

që në mua zuri vend

një goditje dhe asgjë tjetër

veçse një klithmë që më çmend

NATË E VONË

Mbrëmë më erdhi një ëngjëll
unë nuk doja që të zgjohesha
shtëpinë time kish kapluar një rreze dielli
nuk e pritja së sa shumë do gëzohesha.

Ditë gëzimi sot për mua
disa vite që e prita
jeta ime u ndryshua
këtë ndjenjë që nuk e dita.

Jam e lumtur sa më s'ka
një yll zbriti në shtëpinë time
edhe unë do bëhëm gjyshe
jam e mbushur me gëzime.

JETË E TRETUR
(Dedikim Besës time)

Ish e bukur si zanë mali
e re dhe e pa djallëzuar
e takoj princin e ëndrrave
jeta e saj për të ndryshuar.

Si një lule bie nga dega
e rrëmbeu por së mendoj
për të bota ishte e saja
afër princit të jetoj.

Se mendoj ç'do i sjell jeta
e ka shpirtin si flori
iku largë diku në botë
të mos largohet nga zemra e tij.

Me të iku në kurbet
jeta e saj u ndryshua
çdo gjë mori kahje tjetër
ëndrra e saj u përfundua.

Pret me muaj e pret me vite
jetën bën për fëmijët e saj
asnjëherë shpresa s'ju shua
kur një ditë të kthehet ai.

Ajo gëzon një emër të madh
rastësisht nuk quhet Besa
e privuar nga jeta e saj
mirë do i rrinte emri Shpresa.

GJENTILES DHE AROGANCËS

Këtë botën tonë të krisur
sikur shpesh disa veprojnë
aspak fare pa të njohur
fillojnë tjerët ti lëndojnë.

Ata në pamje të të jashtme
duken sikur të përkryer
e ti sillesh me gjentiles
ata të sulen dhe të fyejnë pa arsye.

Dhe ti mbetesh krejt pa tekst
si kjo botë e jona
do të ishte më mirë pa të atillë
ata mbarë nuk rezonojnë.
Eh, për fat e tyre të mjerë
këtë veti ata gëzojnë
dhe s'na bën fare përshtypje
për këtë gjest nuk mendojmë.

Askush në botë
nuk i ka çmuar
njerëz të tillë
jan të pa uruar.

PRAP E RËNDË JETA

Heshtjen në zemër mos ma varros
mos ma bën hapin veq për të ikur
kështu Kosova nuk shpetohet
duke i lënë prap dritat fikur.

Jam me ju në zemër e ndjej
atë të keqe që po na kurdisin
serish zemrën po na e thyejnë
që Kosovën ta braktisim.

Ç'më rri kot populli im
po së njohtem ne historinë
së nder shekuj e përjetuam
do e pranojmë ne prap padrejtësinë.

Është e rëndë tani të ikët
nga ai vend që gëzon liri
ta lëmë tokën tonë të shënjt
në dorë të njeriut pa njeri.

NJË NËNË

Ika këtë mbrëmje
dola në sheti
takova një nënë
që qante në vetmi.

Heshtas ju ofrova
e pyeta ngadalë
po pse qanë o nënë
ma trego atë hallë.

Syt më janë vërbu
thotë, o bija ime
nga malli për djalin
që kurrë s'më është kthy
e rrita mė vuajtje
e më shumë mundime
e ai më fali veq lotin në sy.

DENIT TIM

Ah sa më gëzon
ky çuni im
që nuk harron
në ditën e nënes
të më përqafon.
Denni, të dua
pafundësisht
zemra ime e brishtë.

Zemra ime e vogël
edhe pse nuk di
akoma për të lexuar
dëshira për librin
sikur i është zgjuar.

EPITAF

Dhe një ditë
kur s'do t'jem më,
nga kjo botë
heshtas do shkoj,
do e lë një
një vend të zbrazur
ndoshta ka
kush t'më kujtoj.

SHQIPE MALI
(Antigona Fazliut)

Atë vit tetëdhjetë e njëshin
kur Kosova digjej flakë
lind një vashë në Gradicë
n'Kosovë të lirë për tën mos u plakë.

Vajzë e re drenicake
Antigona shqipe mali
e ngjeshë pushkën sy pa trembur
su frikësua nga barabari.

Lindi nëna një Shotë Galicë
dhe e rriti si zanë mali
ajo ishte që të ka mësuar
si të luftohet kjo bishë barbari.

Vajzë e re një ëngjëllushë
mbete shëbmbull për atdhe
bukur të rrinte pushka në krah
sa krenar na bëre ne.

Në atë flamur ti u betove
aty frymëzohej shqiptari
vdekjen tënde e nënëshkrove
me herojn Adem jashari.

Në çdo lule të Drenicës
shndërrohesh në njjë fluturë
sikur ndjëjmë aromën tënde
por nuk je krah këputur.

Trimërinë në shpirt kalitur
e ke pas trashëgimi
epitaf mbi varrin tënd
të çendisur në përjetësi.

Oj lulekuqe lëgjendare
për ty shkruaj me krenari
je model për brezat tanë
anë e kend në shqiptari.

Fli e qetë moj heroinë
së ne prap do të luftojmë
djemtë e tanë nuk rrijnë kot
Shqipërinë do ta bashkojmë.

ÇILTËRSINË TA SHOH NË SY

(Vëllaut tim, dëshmorit Haki Raci)

Shpesh në ëndërr më dëftohesh
të kisha vëlla në kohë të vështira
çiltërësinë ta shoh në sy
më ishe shok në kohë të mira.

Nganjëherë flas me vetën time
vargje të bukura për ty nisë
ah, të kisha tani në jetë
t'kujtojmë ditët e fëmijërisë.

I pa lodhur e pedagog
ti ke mbjellur veq dashuri
nuk ke vdekë, por je i gjallë
veprat tua janë dëshmi.

Flakë u digjte gjithë Kosova
ti nuk ike në tjetër shtet
stoikisht aty qëndrove burr dhe trim
ai që ishte nëpër plumba aty mbet.

Nuk u dridhe para shkaut
tek ti frika skishte vend
në mal dole pa pritesë
se ti kishe fjalë dhe besë.

I veçantë ishe për mua
sa mallë kam për ty o vëlla
e mallkoj atë dorë shkjau
si pat zemër ty për të vra.

Edhe pse ty nuk të kam
vëllai im në këtë jetë
në zemër të mbaj dhe flas me ty
se të kishe vëlla të vërtetë.

NUK TË MALLKOVA

Mëshirë nga ti
kurr nuk kërkova
doja që thjeshtë
dielli të mos këtë përenduar.

Deshta vetëm plagën
të mos më rinosh
që mbeti në shpirt
si dhembje e pranguar.

Të ndoqa si hije
që nuk të shqitet dot
mallkimin e hudha
tutje në humnerë.

E fortë i qendrova
stuhisë se perhershme
shpresoja që pas dimrit
do të vi një verë.

(10. III. 2015)

MEDITIME

Mëso tani
se koha ime
nuk ka kohë
për ty.
Nuk deshe 
t’ja dije,
që isha aty
e jeta jote
sikur s’të tregoi,
se njerëzit e botës
nuk janë të gjithë njësoj.

***

Gjithmonë e kam menduar
se njeriu i pasur nga leku,
nuk shitet aq lehtë...
por doli e kunderta
nuk pyesin ata për mençuri
...duan veç pushtet!
Eh Kosova ime e gjorë
të kanë shndërruar në pazar
mjerë ata që të kanë në dorë
e nuk të lanë kurrë
dritë për të parë...

SIKUR TA DIJA

Sikur ta dija,
që jeta është
aq e pa mëshirë
do thurja përherë
ëndrrën më të mirë.

S’do lejoja dhimbjën
të ma mund gëzimin…
do e flakja tutje
lotin dhe trishtimin.

***

Me tre gishta lart
Erdoan abej
atje punëson njerëz
xhamia këtej.

Zgjohu nga varri
o Gjergj Kastrioti
i thuaj këtij harbuti
t’mos na shesi mend.

Nga varri ti zgjohu
o Adem Jashari
i thuaj këtij se në Kosovë
dominon Shqiptari.

Mos eja për t’na folur
vetëm për xhamia
për punë dhe zhvillim
ka nevojë shqiptaria.

Jo jo dhe aq shumë
ty nuk të fajësojmë,
se rrugën me lule
këta vet t’a shtrojnë.

Sikur janë në komë
dhe mendja u ka fjetur,
u ka humbur rruga
s’po dinë për t’a gjetur.

Pasuria pa djersë
Vërtetë i ka verbuar,
pse janë në krye t’shtetit
sikur kanë harruar.

O POPULL!

Ju heshtni
Në po vjedhin
Ju flini...
Në po shesim
Ju rrini në kaffene
Në po fitojmë
Ju ëndërroni
Ne nuk u zgjojmë
E kur t'ju vie
Thika ne asht
Ikni jasht atdheut
Ne nuk ju ndalojmë!!!

PA TITULL

Përtej se ligës
derë hapur nuk gjete
unë të kuptova
ti shteg kërkoje
ndërtove tek unë
fuqi fantazme
por, nuk jam bletë
që shetis në hoje.

ATËBOTË...

Atëbotë ishin barinjë
te thjesht te padjallëzuar
posa u ulen ne kolltuqe
Nga mendja fluturuan.

Nga qerrja e fshatit
në xhipa u ulën
më as nënave te veta
kurrë nuk ju përkulen.

Pastaj u shndërruan
ne bosa e milionera
askush nuk guxonte
tu vinte tek dera.

E me vonë atdheun
pjesë-pjesë e shitën
se u mungonte truri
As vetë nuk e ditën!

MJERË KOSOVA QË JU KA!

Hajde Nenad hajde
Ne lufte na solle...
Vrasje rrahje e frikë
Ne paqe te luten
Prap për politikê!

Hajde Nenad hajde
Mjerë Nëna qe t'polli
Se qeni i keq ujkun
Prap ne torishtë e solli!

Hajde Nenad hajde
Jo jo t'i faj "s'ke"
Se trimat e kombit
Tani po hanë dhe!

KTHEU BABA!
(Në kujtim të të pagjeturve)

Kudo që je baba kthehu
më lot po të pres
Deri në oret e vona
Eja, se armiku iku
U shporr nga trojet tona.
Eja babai im
Ma thuaj ku ke mbetur?
Se dhe vëllain na e moren
Së di nga e kanë tretur.
Motren zvarrë e nxoren
Ah, se di ku e treten
Por vetëm sytë nga unë
Duke qarë i mbeten.
Edhe gjyshen ma vranë
Pa një pikë mëshirë
Duke u lutur për ne
Për një ditë më t'mirë.
Prandaj të pres baba
Se askush s'me ka mbetë
Nuk kam për t'a gëzuar
I vetëm këtë jetë.
Për tek shkolla ime
S'ka kush t'me përcjellë
Se Nëna më braktisi
Iku dhe ajo...
Tek engjujt në qiell.

VARGJE SATIRIKE

Seç ja ndale dritën diellit
Seç ja more rrezet hënës
Moj e bukura nuse e jona
Sa të dua për kokë t'nënës!

Më pyeti Nëna pse o bir
A nuk gjeje një më t'mirë?
Ku t'a gjeja, Nėnë pash ty
Rrezikohesha për tu kthy.

Biri im pra u trashegoft
Jeta qenka veç interes
Endërroj një nuse t'bukur
Më sy hapur do të vdes.

Ah o Nėnë ti ç'farë po thua
Kjo është nusja që e "dua "
Është dashuri më bateria
Më shpëtoj nga varfëria!

PRISHTINË

Më lot në sy
Ika të lash...
Përmes vargut tim
Përherë të kujtova
Në skaje të botës
Më zemër të vrarë
Këputur nga malli
kurrë nuk të harrova.

KUJDES!

Kur do të ndaloni
O shqiptarë të mjerë
Të thoni se vajza
U ka mbetur në derë.

Vajza është krijesa
Më e bukur në botë
Nëse e lëndoni
Ua ktheft ai Zot!

O DRITA E SYVE TË MI!

Unë sot mbush dy vjet
që erdha në këtë jetë,
dhe pse akoma
unë i vogël jam
tani një deshirë
të vetme e kam.
Edhe pak sa të rritem
në kopsht dua të shkoj
Shumë gjëra të bukura
Dua të mësoj.
Pra gëzuar ditëlindja e dytë
o drita e syve të mi
festofsh dhe shumë të tjera
të puthë gjyshja jote
më plotë dashuri.

ATA QË BËJNË SEHIR

Ai...më parë e gënjeu
i tha se të dua,
ajo i besoj i fali dy fëmi
Jetën për t'a gezua
Ajo afër fëmijëve
Përherë qëndroj
Ai që i tha të dua
Nga jeta e privoj
Shteti ?
Kush është shteti ?
Janë ata ...
Që bëjne sehir
Dhe jetojnë për veti!

PËRBALLË VDEKJES

Hije e zezë mbi qiell Kosove kishte rënë
fytyra të mbuluara të korbave të zi
kontigjente egërsirash të paftuar u vërsulen
në fole shqipesh donin gjakun për të na pi.

Shpirt gllabëruar nga e keqja
fare nuk ngjanin në njeri
mision të ndyer e kishin të zhduknin
pleq, burra, djemë, gra dhe fëmijë.

Të qëndisur me urrejtje
në brëndi u vlonte, ferri
si valë deti të egërsuar
paradoks, unë do e quaj.

Ah, ato skena kush i ka harruar!

(24 01.2015)

KU NA MBETI KRENARIA

Në shpirt vuajtja i ka kapluar
kërkojnë dritë dhe rrugë shpetimi
si në kohën e Migjenit
të mbetet në fyt kafshatë mjerimi.

Lulet tona me të bukura
të këputura nga kopshti i vet
rrugëve të botës për tu tretur
krenaria që e patem ku na mbet.

Njerëz pushteti ende grinden
kush do bëhet bajraktar
me kravata të teleisur
se qajnë kokën kush do hyn e kush do dal.

Mbet Kosova në mjerim
se rinia ne na treti
ashtu do armiku ynë
thirrni mendjes o burra shtet.

SI KURORË SHQIPËRINË E KAM

Ishte dimër atë janar
rruga qante dhe qyteti
si të na thonin rrugë e mbarë
dhe u tretëm pa ne mbeti .
Nga do ikim ,nga do shkojmë
fëmijët qanin me denesë
pse ne ta ndalim këtë rrugë
zemra ndahej në dy pjesë.

Vendit tim lamtumirë i thashë
se u nisa në udhë të pafund
sikur qielli me ra mbi kokë
pa ditur nga po shkojmë.
Syri çmallej për t'fundit herë
E vendi im në robëri mbet
lamtumirën zemra nuk e thot
si një shtizë atë e godet.

Loti i ngrirë mbeti në sy
pikturojë në shpirt Kosovën
vetëm gjurmët lamë aty
turma njerëzish që nuk folen.
Në folenë e shqiptarisë
dominonte një farsë e ndyrë
zotëronte pa të drejtë
ne në heshtje ishim mbyllë.
Ne nuk jemi kolonë të ardhur
nga Karpatet të mallkuar
origjinë ilir të pastër
kurrë ne s'jemi tjetërsuar.

Krenarë ne e mbajmë këtë emër
të pikturuar gjër në përjetësi
të buzëqeshur në shpirt dhe zemër
s'bëhemi kopje e sllavëve të zi.
Ilirë të vjetër me virtyte
triumfuam më në fund
kudo shkoj dhe kudo jam
mozaik me shumë ngjyrna.

Si kurorë Shqipërinë e kam.

UDHËT NUK MBAROJNË

Me mijëra kilometra
dallgët e jetës më tretëm
lotët rrëshqasin në gotë
ah,këtu pafajsisht mbetëm.
Shi bie pa pushim
dhe nuk i bëhet vonë
si më kaplon heshtja tinzare
ngushëllohem nga ky shi
me një destinacion.

Shkruaj për çdo gjë që është e bukur
si për hënën që shndërrit krenare
shkruj për nënë dhe sytë me mbushen lotë
për flamurin kuq e zi dhe për lirinë që gëzojmë sot.
Dhëmbjen do e mund pa mëshirshëm këtë natë
dhe pikat e shiut që nuk kanë të ndalur
do më marrë më vete si llavë vullkani
tingëllon një zë në mua ,thot s'kam për ta falur.
Një ditë do ikim si vesa me beharin
mbetur kalldrmëve të botës
si mjegulla kur kaplon malin.

Të heshtur mes murëve
që fare nuk flasin
dëgjoj një melodi të mbytur
unë jam që luaj në atë skenë
dhe fantazmat më ngasin.
Rrugët s'na i ka nda
Një madhështi e qujtur përendi
të kalitur për të triumfu
gjër në përjetësi
të etur nga malli
për të madhen Shqipëri.

JETË E NDARË NË DYSH

Si valët e lumit
të dy brigjeve
që përplasen mes vete
dhe prap bëhen një.

Si puhi udhëtojnë largë
në heshtje
marrin me vete
ndonje gjeth vjeshte.

Në atë rrugë
që i shoqëron
pa një qellim
pa asnjë destinacion.

Kjo ndarje në dysh
e lumit të qetë
ngjanë si natë
pa hënë.

Dhe nuk di ku të tretë
kur lumin në dysh
e sundon qetësia
papritmas vjen cunami.

Me valët e tij.

BUJARI BREZASH

Të gjithë ne duam për tu admiruar
kur zbukurojmë fytyrën me një buzëqeshje
zemra jonë ka për të na uuruar
në trupin tonë është me e mira veshje.

Murin e se keqës
ne gjithmonë ta rrenojmë
përparësi ti japim anës pozitive
nuk është e vështirë të keqën ta luftojmë
ku jeta jonë të duket me atraktive.

Të ndihmojmë nga pak
aty ku shofim sy me lot
jemi shërbetorë të përendisë
në botën e amëshuar s'do të ikim kot.

Bujari kemi nga brezi nëbrez
si ujin e burimit që nuk shtërret kurrë
modestinë të tjerët zili na e kanë
kemi dhe një arsye me shumë për tu mburrë.

FLAMURIT TIM

Në brëndi të gravuar
mbanë dy ngjyra
nder shekuj janë munduar
ngjyrat për ti rrafshuar.

Nuk lejon shqipja me dy krena
ajo nuk merr frymë pa ty
thell në ndjenja je ngulitur
në çdo zemër shqiptari.

Simbol paqeje dhe trimërie
jo gjakpirësi as barbari
kur vdekjen patem pranë
në ty ne të menduam.

Nuk na mungoj forcë as elan
me ty në gji ne luftuam
brez pas brezi dhe të ruajtem
kurr pas teje se ndalem vrapin.

Mos ke frikë se s'të braktisim
për asgjë në botë nuk të japim
ti je ëndra e një populli
vetëm liri ka kërku.

Ngjyrat tua më të bukura
vetëm ne i kemi trashëgu
rri e qetë pra shqipja jonë
sa krenare në flamur.

Në dorë të sllavëve s'të lëmë kurrë.

TË MBËSHTJELLUR ME FLAMUR

Të mbështjellur me flamur
ata ëngjëj sikur flasin
njerëzit tanë mos na harruan
në atë tokë që as korbat nuk e duan.

Në këtë natë unë kam trishtim
në shpirt dhimbja më kaploj
për ju shumë që patëm mallë
me lotë ju presim në Mërdar.

Këtë herë këthehen por të heshtur
sepse monstrat na i vranë
këthehen në tokën tonë Dardane
nënat ,motrat të i qajnë.

Egërsirat s'patën mëshirë
rrëmbyen të gjithë në të vetën votër
mizorinë e kanë në gjak
iu lanë fëmijëve bukën n'sofër.

Por ne prap jemi krenar
edhe pse zemër lënduar
lumë si ne s'jemi barbarë
si ata që janë dëshmuar.

Korbat t'zi që i rrethuan
s'patën mëshirë për një shqiptar
vranë fëmijë , burra dhe gra
gjyshe gjyshër dhe baballarë.

Nëna ,motra ju mos qani
në të zeza mos vajtoni
të ne nuk është zakon i parë
së Kosova në të ardhmën
do të lindë shumë shqiptarë.

Këthehuni të qetë në tokë Dardane
së Kosova po ju pret
flini tani në varret tuaja
aty ku shpirtin e keni të qetë.

Ëngjëj tanë pushoni nder varre
shpirti juaj është nder ne
s'ju harrojmë për asnjë

SY SHQIPONJË
(Ilaz Kodrës)


Jo kurr syri nuk iu trëmb
asnjëherë nga djalli i zi
trimërisht luftoi pa frikë
dhe na solli këtë liri.

Edhe ai pati dëshirë
ta shijoj lirinë si ne
por luftoj pa frikë në zemër
ra dëshmor për këtë atdhe.

Ilaz Kodra pishtar lirie
zemër madh si Shotë Galica
me ty mburret tërë Kosova
me ty mburret tërë Drenica.

Në këtë shekull lirinë e gëzojmë
pa Ty që e meritove
por është nder të të mos harrojmë
amanetin tënd n'vend ta çojmë.

Jo nuk harrohet një trim si Ty
që ka lindë nëna shqiptare
vigjilent pa halë në sy
dhe me zemër shumë të madhe.

Ndonjëherë jemi t'zhgënjyer
njerëzit tanë mos po gabojnë
djalli i zi për t'mos u kthyer
se këtë herë do jetë shumë vonë.

Por jo këtë s'do e besoja
kemi trima gjallë akoma
në çdo kohë punojnë për komb
të mos na kthehen ata korba.

Ilaz Kodra burr me emër
malet tona të thërrasin
të mbajnë brënda o trim
dhe në kohën kur buçasin.

Kemi vuajte me shekuj mjaftë
nga gjakpirsat zemër zi
na kanë djegë e na kanë vra
na kanë lënë si mos më zi.

Hej ku je o trim i rrallë
që ke rënë për këto troje
Bac Ademin e ke pranë
ëngjëjt përherë ju bëjnë roje.

O ju njerëz të vendit tim
po ju thërras më shumë respekt
mos e qoni vendin në shkatërrim
së dëshmorët luajnë vend.

Jo pra s'dua të besoj
që të kthehen korbat e zi
së ma s'kam përse jetoj
vendin tim ta shoh në robëri.

Së ma vranë edhe ëndrrën time
ma kanë vra me të mirin vëlla
me qejf vdekjen do e pranoja
së sa të mbesim sërish ndër shkja.

PRAP E RËNDË JETA

Heshtjen në zemër mos ma varros
mos ma bën hapin veq për të ikur
kështu Kosova nuk shpetohet
duke i lënë prap dritat fikur.

Jam me ju në zemër e ndjej
atë të keqe që po na kurdisin
serish zemrën po na e thyejnë
qq Kosovqn ta braktisim.

Ç'më rri kot populli im
po së njohtem ne historinë
së nder shekuj e përjetuam
do e pranojmë ne prap padrejtësinë.

Është e rëndë tani të ikët
nga ai vend që gëzon liri
ta lëmë tokën tonë të shënjt
në dorë të njeriut pa njeri.

JETË E TRETUR
(Dedikim Besës time)

Ish e bukur si zanë mali
e re dhe e pa djallëzuar
e takoj princin e ëndrrave
jeta e saj për të ndryshuar.

Si një lule bie nga dega
e rrëmbeu por së mendoj
për të bota ishte e saja
afër princit të jetoj.

Se mendoj ç'do i sjell jeta
e ka shpirtin si flori
iku largë diku në botë
të mos largohet nga zemra e tij.

Me të iku në kurbet
jeta e saj u ndryshua
çdo gjë mori kahje tjetër
ëndrra e saj u përfundua.

Pret me muaj e pret me vite
jetën bën për fëmijët e saj
asnjëherë shpresa s'ju shua
kur një ditë të kthehet ai.

Ajo gëzon një emër të madh
rastësisht nuk quhet Besa
e privuar nga jeta e saj
mirë do i rrinte emri Shpresa.

TË TRETUR NDËR VITE

Të tretur nder vite
si zogjë shtegëtarë
ikem nga djalli i zi
që s'mund ti bënim ballë.

Me zemër të mpirë
shpresën pa e humbur
loti në sy i ngrirë
për të qenë të lumtur.

Jo, jo, zogu kur shtegëton
diku larg në pakthim
asnjëherë nuk ka shpresë
se atje do gjen shpetim.

Dielli dhe këtu lindë
por jo si në vendin tim
drita edhe këtu zbardhë
por se ka atë ndriqim.

Vallë, si mund ti gëzohemi jetës
në dhe të huaj
asgje si përngjanë të vërtetës
së vendit tim për të cilin mbajë dhimbje.

Janë njerëzit e vendit tim
që kanë pas traditë dhe vlerë
tani as atje me nuk kthehemi
sepse gjithmonë gjejmë të mbyllur një derë.

Këtu dhe mund të ndjehesh i lirë
për një çast të jesh i lumtur
ndjenjen e ke të pa mundur
se si të rrah zemra për Kosovën.

VItet ikën dhe u tretën
bashkë me to dhe ne
të harruar nder vite
të mërguar në këtë dhe.

PLAGË SHPIRTI
(Nënave gjakovare)

Ende plagët i kanë të freskëta
nënat tona gjakovare
djemtë në vatër ua rrëmbyen
ato bisha gjakatare.

Mallkue qofshit ju o barbar
në këtë vend sollet trishtim
me gjak tokën e ujitët
për ta shkelur këtë shpirt veq ar.
Ku e merrni atë guxim.

Kthehuni prapa e mos shkelni
mbi gjakun e bijëve tanë
se për jetë nuk do ua falim
loti i nënave do të ju vranë

VENDLINDJA IME

Rrugë pa trotuare vendlindja ime
por përplot begati tëtjera
fushat çelnin lloj-lloj ngjyra lulesh
si vie pranvera në ëndrrën time.

Aty do iki në ëndrra përherë
ah,së nuk më lënë malli
më ikën shpirti dhe në çast atje me tretë
e shoh nënën në derë sikur më pret.

Vrapoj drejt portës
me mallë duke denesë
pres të ma hapë derën
por mbetem e pa shpresë

Aty në oborr në të njëjtin vend
ku aty ajo mua më priste
me buzqëshjen në fytyrë
si me vrap nga unë u niste.

Dhe unë e zhgënjyer
kthehem duke qarë
pse nuk ja shoh buzëqeshjen
aty nuk është si më parë.

E humbur në errësirë
kërkoj atë kopsht me lule
rreze dielli që askund si gjenë
si në vendlindje ku mendja më vënë .

Ata dimëra të gjatë me borë
aty janë kujtimet e fëmijërisë
buqiste fyelli dhe kënga jehonte
derisa errej nata dhe dita mbaronte.

NUSET DEMBELE

Katër nuset tona
janë shumë bukuroshe
tri na rrinë në këmb
një ulur si baloshe.

Dy kanë fytyrë t'qeshur
dy na rrinë në mendime
të gjitha bëjnë aq pak
por japin shumë premtime.

Na mbtytën mbeturinat
nga mospastërtia
më të tilla nuse
nuk mbahet shtëpia.

Nuse moj dembele
mos na shitni mend
po të ishit të zonjat
do shëndriste ky vend.

Blla blla blla mos bëni
vidhni sa më pak
premtimeve të kota
tani u vëni kapak.

Ju ka ikur koha
mos keni merak
mjaft keni qeverisur
më dhunë e dajak.

MËSHIRË NGA KUSH?

Politikuajt tanë
kanë vjedhë e kanë
mashtru...
për njerëz të varfër
kurrë nuk kanë dëgju...
Politikuaj tanë kanë
xhipa të shtrenjtë
pallate e shtëpi
kanë dhe nga dy gra
njëra tek fëmijet
e tjetra për qarshi.
E mua te mjerin
gjumi nuk më zë
me stomakun bosh
nuk mundem të fle.
E gjatë më është nata
me dukët sa një shekull
kështu e pres ditën
vetëm për të vdekur.
Eh o ju bark mëdhenjë
si nuk keni mëshirë
pak bukë të ma ndani
se nuk ndjehëm mirë.
Se një ditë kur të ikni
në botën e amshuar
nuk merrni asgjë me vete
o ju o ju të mallkuar.

ME TRE GISHTA LART

Me tre gishta lart
Erdoan abej
atje puneson njerëz
xhamia këtej.

Zgjohu nga varri
o Gjergj Kastrioti
i thuaj këtij
t'mos na shesi mend
kotë se koti

Nga varri ti zgjohu
o Adem Jashari
i thuaj këtij se në Kosovë
dominon Shqiptari.

Mos eja për t'na folur
vetëm për xhamia
për punë dhe zhvillim
ka nevojë shqiptaria.

Jo jo dhe aq shumë
ty nuk të fajesojmë
se rrugën më lule
këta vet po t'a shtrojnë.

Sikur janë në komë
dhe mendja u ka fjetur
u ka humbur rruga
s'po dinë për t'a gjetur.

Pasuria pa djersë
Vërtetë i ka verbuar
pse janë në krye t'shtetit
sikur kanë harruar.

(Zgjodhi për shpirtin Tuaj: Baki Ymeri)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat