Dwayne Johnson dhe Jason Statham luftojnë me Idris Elban në “Hobbs & Shaw”

Kultura

Dwayne Johnson dhe Jason Statham luftojnë me Idris Elban në “Hobbs & Shaw”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:51
“Hobbs & Shaw”

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e filmit “Hobbs & Shaw”, i cili është një ‘spin-off’ i filmit të popullarizuar aksion “The Fast and the Furious”.

Në realizimin e ri, agjenti Luke Hobbs (të cilin e luan Dwayne Johnson) ndërton një aleancë me Deckard Shaw (që portretizohet nga Jason Statham).

Dy protagonistët i bashkojnë forcat kundër karakterit të ri negativ, Brixton, të cilin e luan Idris Elba.

Regjinë e këtij filmi është duke e bërë David Leitch, i njohur për filmat, si “John Wick”, “Atomic Blonde” e “Deadpool 2”.

Në një intervistë për Entertainment Weekly, Statham e ka përshkruar këtë film si një version argëtues dhe mahnitës të franshizës “Fast and Furious” dhe ka thënë se publiku duhet të presë skena interesante.

Ky do të jetë filmi i parë nga bota e “Fast and Furious”, në të cilin nuk do ta shohim protagonistin kryesor, Vin Diesel.

Mediat amerikane kanë spekuluar se në vitin 2018 ka pasur një zënkë ndërmjet Diesel dhe ‘The Rock’, ndërsa së fundmi është raportuar se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e “Fast and Furious 9”.

Roman Reigns, Vanessa Kirby, Helen Mirren e Eddie Marsan, janë disa prej aktorëve të tjerë që luajnë në “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw”

Premiera e filmit është caktuar për datën 2 gusht të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat