Mrekullia e qelizës dhe fundi i evolucionit

Kultura

Mrekullia e qelizës dhe fundi i evolucionit

Nga: Eroll Velija Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 19:45
Eroll Velija

Struktura komplekse e qelizës së gjallë ishte e panjohur në kohën e Darvinit, ndaj dhe të mendoje se “Rastësia dhe ndikimi i kushteve natyrore” ishin origjina e jetës, ishte diçka e mjaftueshme për t’u bindur në atë kohë për evolucionistët.

Teknologjija e shekullit 20-të ka gërmuar në pjesët më të vogla të jetës dhe ka treguar se qeliza është sistemi më kompleks që mund të ketë njohur njerëzimi ndonjëherë. Sot dimë se qeliza përmban sisteme që prodhojnë energjinë që përdoret nga vetë qeliza, fabrika të prodhimit të enzimave dhe hormoneve të domosdoshme për jetën, një seri të dhënash ku i gjithë informacioni i nevojshëm për të gjitha procedurat e riprodhimit është i regjistruar, sisteme komplekse transportimi dhe tuba për mbartjen e materialeve të papërpunuara dhe produkteve nga një vend në tjetrin, laboratorë të avancuar dhe rafineri për zbërthimin e materialeve të papërpunuara në pjesë të dobishme, mebranë të specializuar në kontrollimin e hyrjes dhe daljes së materialeve etj. Këto që përmendëm përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të këtij sistemi kompleks të habitshëm.

U. H. Thorpe, një shencëtar evolucionist pranon se “tipi më i thjeshtë i qelizës konsiderohet një”mekanizëm” shumë më tepër kompleks se çdo makinë e shpikur nga njeriu.”

Qeliza është kaq komplekse sa bile edhe niveli i lartë teknologjik i arritur sot nga njeriu nuk mund të prodhojë një qelizë të vetme. Asnjë përpjekje për të krijuar një qelizë s’ka pasur sukses dhe të gjitha këto ndërmarrje janë braktisur.

Teoria e evolucionit thotë se ky sistem, të cilin njeriu me gjithë inteligjencën, dijen dhe teknologjinë e tij nuk mund ta prodhojë, erdhi në ekzistencë rastësisht në tokë në gjendjen e tij fillestare nën ndikimin e kushteve të natyrës. Le të japim një shembull tjetër: probabiliteti i formimit të rastësishëm të një qelize është po aq i mundur sa do të ishte shtypja e një libri si pasojë e një shpërthimi në një shtypëshkronjë.

Matematicieni dhe astronomi anglez Fred Hoyle përmend një krahasim të tillë në një nga intervistat e tij të publikuara nërevistën “Nature”, më 12 nëntor 1981. Megjithëse evolucionist, Hoyle u shpreh se mundësia, që format e larta të jetës të jenë shfaqur në këtë mënyrë, është e krahasueshme me rastin e formimit të një avioni Boing - 747 nga një ciklon që godet një shesh rrangullinash. Kjo dotë thotë se është e pamundur për një qelizë të vijë në ekzistencë rastësisht dhe për këtë arsye ajo duhet patjetër të jetë”e krijuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat