Pa vete pa atdhe pa rizgjim - Bota Sot
Pa vete pa atdhe pa rizgjim

Kultura

Pa vete pa atdhe pa rizgjim

Nga: Nexhat Halimi Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:12
Nexhat Halimi

Zemra e atdheu krijojnë gjithnjë një amshim

Dhemb atdheu dhemb zemra e gjithnjë pik gjak

Dhiares kodrës së vjetër s`ka gjurmë pa cak

            Çdo gjë e nisur patjetër do të ketë përfundim

                

            Zemra mund të vdes veç bima i gjethon përsëri

            E atdheu gjithnjë mbetet  i vetmi ajër e besim

            E vetja rrjedhë etjes  është i vetmi përgjërim

Zot as mund të nisem e as mund kurrë të arrij

 

            Me sy vijës së kufirit  kodrës digjem në dritare

Ja s` është pika e gjakut aty s`është aspak fare

            Toka kaq e djegur është përvjedhur me tradhti

 

            Kanë vizatuar vija të reja për vete toptanët e ri`

            shaj e klith e dhembja e poezia është amshim

            S`ke zemër të jesh pa vete pa atdhe pa rizgjim

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...