Përsëritja e Toplicës

Kultura

Përsëritja e Toplicës

Nga: Nexhat Halimi Më: 21 mars 2019 Në ora: 23:02
Nexhat Halimi

Qiriri digjet në vete harxhohet e përtërihet

E çel fletoren e mbetur nga babai i vdekur

Gjithçka e heshtur kaq e ikur kaq e fjetur

Ngul sytë gjak hartës së kosovës nga nxihet

Qiriri digjet harxhohet dhe përtërihet flaka

Krye dumnicës te biçakët lëviz një sharrë

Uka i hasës pret pemët e i zgjohet `i varrë

E brezit të kufirit vjen e ik e verbuar plaka

Te gurtë e shtëpisë së rrënuar ndrit `i varr

Toka e djegur ende tymon dheut te `i qarr

Kot zbres hijes te pusi ujë thartë në luginë

Bart kohën në shpirt e luftën tërë në shpinë

S`ka mbetur kush gjallë ta mbrojë këtë hi

Këtë tokë të djegur zbritur prej zotit në gji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat