Nëse prapë fjala heshtë

Kultura

Nëse prapë fjala heshtë

Nga: Agim Desku Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:06
Agim Desku

Pesë shekuj
Ç'u zura me fjalën
Heshti ajo
Heshta unë.

Kurrë nuk u bëmë donzhuanë
Për atdheun
Si për dashurinë.

 

E di se nuk jetohet pa dashuri
Ka pesë shekuj s'kisha kujt t'i fal buzëqeshjen

Puthja më mbeti relikt në muzeun e heshtjes.
Koha ime nuk i ngjante atdheut të lirë.

 

Jetoja në mesin e demonëve
Vetëm fytyra tradhtarësh lulëzonin tokës sime

Më shumë se sa trëndafila .


Sa mëkat për njeriun e fjalës
Si të flet a si të heshtë.

 

Një herë për një herë fjala më heshti në fyt
S'kam si t'ia le kujtim asnjerit
Askush nuk mirret me fjalën e dhënë.

 

Nëse prapë njeri nga ne heshtim
Ujë fle,

Por armiku do të ecën nepër lumënjtë

Që kurrë s'heshtin.


Deti na pret i gjallë

Me kujtimet e hidhura titanikiane.

 

 

Një jetë ia fala fjalës

Një jetë ferri e kalova deri këtu
Nuk e di cila është më e mirë
Jeta a vdekja për fjalën.

Kur yjet zbritën në tokë
Ishte fati i im t´i takoj vargut të jetës.

Mësova të fal dritë nga drita e tyre
Ëndrrova ëndrrat nga ëndrrat që s´kthehen më
Dashurova nga dashuritë e luftëtarëve
Kur nga mbretëreshat e zemrës zgjodhën atdheun.

E di ikjen e fjalës nga toka
Janë fytyrat e korbave që flasin më fjalën
Oborrëtarët e perandorëve ende jetojnë të lirë
Flasin më gjuhën e demonëve që bota nuk i njeh.

Sot nuk di cilën fjalë ta zgjedh për t'u bërë hero
Mëkatët e djajëve mua më thonë se më takojnë
Pse nuk u bëra kurrë një Donzhuan i marrë
Ah,bota i përkët këtij lloj njerëzimi të krisur.

 

Fundi i pritjes

 

Eci hapave të diellit

Nuk i shihet fundi pritjes

Askund dritë as pishë 

Mbrëmjet kanë përqafue vetminë.

 

Rruga ime i ngjanë Homerit

Vetë vijnë vargjet kur kam dritë nga feneri i tij

Nëse jam bir pellazgu

Këtë e di nga emri im Agim.

 

Deri dje udhëkryqet i kemi nda sebashku

Sa herë u këputën gjethet e trëndafilave

Më lot u ndamë nga valët e detit të krsur

Rrugëve tona më nuk ju dihet adresa.

 

Askush nuk kalon më udhëve të ferrit

Njeriu i vetëm mbeta që i besova fjalës.

 

E mendova të shejtë si vetë gjuha e perëndive

I erdhi fundi i pritjes, po zbresim shkallëve të Titanikut.

 

Nëse serish bashkohen udhëkryqet tona

Dyluftimin me Bajlozët e dua pa asnjë çmim

I ruaj traditat e Gjergj Elez Alisë.

 

E di kjo tokë po vritet pak nga pak

E kuptova kur e kërkova fjalën

gjithandej lartësive të Olimpit.

 

Porta e diellit

-26 Mars 1999 Rogovë e Hasit-

 

Unë pa i gjetë bijtë e mi

e dua të dehur këtë liri.

 

Bir hape portën e diellit

Dua të ngriti një gotë verë

Të dehem edhe kështu e krisur jam

Si nuk di liria se në cilën masakër mbeta.

 

Diell nëse edhe ti më le të vetme

Ku të gjej ngrohjen e lirisë

Edhe pas njëzet vite vdekjesh

Unë masakra e Rugovës,Reçakut,Izbicës.

 

Prapë e vetme mbeta pa katër bijtë e mi

Luftëtarët që ju falën lirisë

U vramë për dashuritë e zemrës

Pse nuk deshëm ta koritim shpatën e Gjergjit.

 

Hej liri ndezma pak pishë migjeniane

T´i shoh hartat e udhëve që ecin bijtë e mi

Janë ngritur yjeve mbi Ozon e Olimp

Ka njëzet vite më demonë në luftë janë.

 

Bir hape portën e zemrës

Dashuri kërko nga toka që mbeti e gjallë

Nuk mbeti e vëjë siq e thonë oborrtarët

Më zgjo nga ëndrrat që s´kanë shpëtim.

 

Liri u lindem dhe u rritëm bashkë me ty

Dolëm nga ferri veç më njërin sy

Tani si të ecim të vërbuar a të lirë

Unë pa i gjetë bijtë e dua të dehur këtë liri.

Uniteti

-Rikujtim tek Verrat e Llukës,1990

 

Pesqind mijë vetë merrnin frymë

Pesë shekuj u mblodhën bashkë

Motrat falnin gjakun e të vetmit vëlla

Pranë lotëve të syve kjo ngjarje më ndodhi.

 

Atë ditë Verrat e Llukës kishin festë

Dora e pajtimit pas asaj të Lezhës u shtri

Vëllai vëllain përqafoj me ç'dashuri

Dhe vdekjet ikën në botën e Bajlozëve.

 

Ëndrrat më rikthejnë kur gishtat ngritëshin në V

Prapë lindem më jetën

dhe kënga e Verrave të Llukës u bë hymn

e kushtrim.

 

Sot sa e dua ta sho të shtrirë dorën,

që nga mëngjesi deri mbrëmjeve  vonë

Të përqafojmë çdo pëllëmbë tokë deri në Valbonë.

 

Ah, ti Shqipëri përse më rri kaq larg

karshi

Më shiko në ballë e drejt në sy

Fjala më e bukur dhe loti më rrjedh vetëm për ty.

 

Shtrije dorën vëlla

dhe kujto shtatë thuprat e Gjergjit

Rikthehu nga Lezha

në Lidhjen e Prizrenit.

 

Rri më kujtimet e Vlorës

Shotës dhe Azemit.

 

Se sot o kurrë është koha

për kush është burrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat