Zemra ime

Kultura

Zemra ime

Nga: Zymer Mehani Më: 15 prill 2019 Në ora: 07:09
Zymer Mehani

Zemra ime, dënes e qaj

Derisa të ketë furtunë e stuhi mbi ne

E mes nesh të ketë pabesi

Qaj dhe dënes, imja zemër

Derisa të kesh të kohës sime plagë

Copëtohu, ndahu në dysh, kallu, digju flakë

Dënes e qaj shpirti im

Derisa në ty të ndritë shkëlqimi

E dhimbja njerëzore

Dhe ti loti im piko mos u ndal

Mbi gurët e përflakur

Mbi varret e dëshmorëve

....aty u përfal

Zemra ime, rend rrugëve të pambarim

Kah fjala e besës, rrugëto

E mos i ndal tik-taket shtigjeve të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat