Mall

Kultura

Mall

Nga: Ramiz Spahiu Më: 16 prill 2019 Në ora: 23:39
Ramiz Spahiu

Ne ishim bashkë kur dita vinte

Ishim prapë bashkë, kur nata nxinte.

Kaluan ditë, muaj dhe vite

Jeta na ndau, ti humbe, ike.

 

Më humbe, ike me lot pa fjalë

Më mbeti mua loti n’qepallë

Prush i pashuar mbuluar n’hi

Mall prej sa kohe mbajtur n’gji.

 

Kishte shumë kohë s’të kisha parë

Po sa të pashë më ndeze mall

Dhe sytë u njomën, u mbushën lot

S’munda t’flas gjë, s’fole gjë dot.

 

Kafshoje buzën matanë përball

Po sa të pashë më ndeze mall,

Fill sa u shfaqe si yll mengjesi

Mall i pashuar në mua ndezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat