Miti i kinemasë franceze, Alain Delon nderohet me “Palmën e Artë” - Bota Sot
Miti i kinemasë franceze, Alain Delon nderohet me “Palmën e Artë”

Kultura

Miti i kinemasë franceze, Alain Delon nderohet me “Palmën e Artë”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 06:31
Alain Delon

Festivali i Filmit në Cannes do t’i japë “Palmën e Artë të Nderit” Alain Delon, “për ta nderuar për karrierën e mrekullueshme në historinë e artit të shtatë”.

Ky ishte motivacioni shoqërues për karrierën e një prej miteve të kinemasë franceze. Alain Delon, 83 vjeç, është ngjitur për herë të parë në shkallët e “Montée des Marches”, në Cannes, më 13 maj 1961.

Ai njoftoi tërheqjen nga kinemaja pas rreth 80 filmave të realizuar, shumë prej të cilëve janë shndërruar në klasikë.

Por, gjatë një interviste shprehu dhe pengun e madh të karrierës së tij: “Do të më pëlqente që para se të vdisja të kisha qenë pjesë e një filmi me një regjisore femër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...