Si humbi “Vasha e Vlorës”?

Kultura

Si humbi “Vasha e Vlorës”?

Nga: Gezim Llojdia Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:15
Vasha e Vlorës, fotografuar nga Instituti italian

1. Vasha e Vlorës, fotografuar nga Instituti italian: ”Luce”.Fotua njihet nga filmime të tjera, që gjenden në librat historik .Cili është portreti i vashës së Vlorës ?Kush e  gdhendi këtë bukuri në shekullin 4 pr. Kr?Mirëpo njihet vetëm trupi i gdhendur .Edhe në foton e Institutit :”Luce” dhe më tej gjendet busti  pa kokë ,mirëpo ku gjendet aktualisht apo cilin muze të botës  ,zbukuron kjo skulpturë e  punuar  bukurisht dhe mjeshtërisht. Një histori intriguese ka sjell N.Barjamaj “Vasha e Vlorës” u zbulua gjatë ndërtimit të kazermave ushtarake në qendër të qytetit të Vlorës në vitet e Luftës së Parë Botërore. “Vasha e Vlorës” përfaqëson një statujë 62 cm të lartë të punuar në gurë gëlqeror. Veshja që mbanë figurina dallohet për veçoritë e veshjes klasike dhe datohet të jetë punuar në shek. IV-III p.e.s.

“Vasha …është gjetur në gërmimet e bëra.Nga të dhënat thuhet se në vitin 1939, ndodhej në Muzeun arkeologjik, në Skelë sot muzeu kombëtar i Pavarësisë, muze ku drejtor i tij ishte Yzeir Ismaili dhe këtë muze e pajisën sëbashku me E.bej  Vlorën,  por u grabit nga pushtuesi. Ky muze krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar. Që u dogj në vitin 39, dhe u u rindërtua me rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare,

2. Pr.Dr.N Ceka në një supozim në Vlorë :Emri vjen nga botimi i pjesës arkeologjike të tij nga L. M. Ugolini në Albania Antica, I, Roma-Milano, 1927.

Ugolini u strehua gjate revolucionit te qershorit 1924 ne shtëpinë e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. "...të cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri të madhe objekte arkeologjike, të cilat dalin here pas here nga toka shqiptare. Kështu, në pallatin e tyre ne Vlore kanë krijuar një koleksion të mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:" (fig. 111: armatimet dhe sipër vazot).

Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer.

 Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm.

-Kokë e Zeusit, mermer, 13 cm.

-Kokë burri, mermer, 11 cm.

 -Kokë gruaje, mermer, 9 cm.

 -Hekata trikokeshe,mermer, 34 cm.

 -Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm.

Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati.

Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.;

Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.

Në kopshtin e kazermës, përballë xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele.

3.Në kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve në dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.Vajza e Vlorës, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat