As në tokë e as në qiell
as në rreze e as në dielk
as më lagë e as më kallë
as më vdes e as më ngjallë
as në ëndërr e as në zhgjëndërr
as në shpresë e as në besë
as në këngë e as në vajë
as në buzë e as n’flokë të saj
as valë e shqetësuar liqeni
as bisht i lakuar qeni
as varkë e vetmuar në dete
as zog dielli nëpër planete
as në dritë e as në terr
as më lë e as më merr
Gjeografi e atdheut
Do
Një çerep dhe një bukë
zë i fyellii në një sukë
Borë e bardhë si plis mbi male
këngë e vashave në livadhe
Uji i lumit rrjedhë nën urë
rreze dielli mbi ca gutë
Çerdhe zogjësh shqiponje në pleo
gaz i foshnjës zgjuar në djep
Çiftelu e pushkë në kullë
gjyshi pi duhan në llullë
Në një ëndërr në agim
gjeografi e shpirtit tim
Fëmijët po i përtyp kafsha e zezë
Vampirët e ringjallut dalur kanë në sipërfaqe
ylberët kanë harruar ngjyrat e nuk formojnë harqe
qingji sërish ia turbullon ujkut ujin
epika thërret Gjergj Elez Alinë,Halilin,Mujin
Në bebzat e syve tanë sikur ka rënë krahnezë
fëmijët e palindur po na i përtyp kafsha e zezë
zgjohuni ju të rënë për këtë tokë
të gjallët e mbetur po lëvizin si pa kokë
Rrugicat e mija
Rrugicat e mija pa një grimë asfalti
dhe të pa ndriçuara me llamba kobalti
Rrugicat e mija nga kalot bagëtia
shputëgrisur pa opinga na iku fëmijëria
Rrugicat e mija që kërkonit diell
a ju djeg puhia tash nën këtë nënqiell
Rrufetë i djeg në U(r)në
Dikush tërë jetën e bartë një gunë
që erërat të mos ia ftohin midisin
dikush edhe rrufetë i djeg në U(r)në
që motet të mos ia irnosin plisin