Jemi shqiptarë dhe kjo vulë duhet të na bashkon kudo që jemi !...

Kultura

Jemi shqiptarë dhe kjo vulë duhet të na bashkon kudo që jemi !...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 maj 2019 Në ora: 10:14
Një foto të  grupit të promovimit të librit dhe disa aktivist letrar bashkë me autoren e librit Xheve Salihaj

Krijimi i asociacionit letrar në mërgatë ishte një nevojë imediate e kamotshme e cila si ide doli nga një grup krijuesish të vyeshëm në mërgatë, ku gravitojnë në trembëdhjetë shtetet në tri kontinente - ku  me sukses po kryhet organizimi i suksesshëm i takimet dhe të manifestimeve të tjera kulturore qe u mbajtën dhe po mbahen rregullisht  në Kosovë, në diasporë dhe në trojet tjera shqiptare të cilat po  i  bashkojnë shkrimtaret, poetet dhe të tjerët pa marrë parasysh se ku gjenden, fjalët: Jemi shqiptarë dhe - kjo vulë  në ballë, po na bashkon pa marrë parasysh kudo që jemi”.

Një tubim i tillë me rastin e promovimit të librit të mërgimtares Xheve Salihaj me titullin “Legjenda e dhembjes së heshtur” u bë në Pallatin e Kulturës në Kaçanik në pranin e njëqind e pesëdhjetë dashamireve të librit nga Kaçaniku e vende të tjera. Në fjalën e Hasan Qyqallës dhe Mustafë Krasniqit kushtua promovimit të këtij libri në mes tjerash u theksua: “Gjaku nuk ndalonte në portën e ofshamës”. Frymën e merrnim nga flladi që frymonte si puhizë gushti prej perëndimit. Çastet kur kujtoja babin të torturuar e të ngrehur zvarrë oborrit, ruaj kujtimet e rritës sime si fëmijë. Momenti më  të dhimbshme ishte kur pashë vëllain, Sefë Kosharen, me të vetmin ndryshim: Derisa Safën e varën, vëllai nuk i përballoi torturat që i përjetoi babai, gjyshi e stërgjyshi! Atë e gjetëm me një copë letër të shkruar ku shkruante: “Unë po bëhem kurban i fisit, i popullit, u takofshim të lirë në amshim”! Çfarë deshi të thoshte i vetë sakrifikuari me këtë?  

Nuk ka vdekje më krenare se të vdesësh për liri, pa i tradhtuar idealet, pa i nxjerrë shokët e idealit. Këtyre vdekjeve  të dhembshme dhe tragjike të diturit i thonë vetëflijim për atdhe! Këtu, mu kujtua promovimi i librit “Terrori apo Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1444 - 1999” ku, në fjalën time pata cituar se “Liria shqiptare, e veçanërisht liria e Kosovës është shkruar me alfabetin e gjakut”! Nuk dihet nëse mbeti një pëllëmbë e tokës sonë pa u larë me gjak. Nuk më kujtohet më as si vdes njeriu. Nuk e kujtoj as si vdes diktatori. Nuk e di nëse vdekjet e vëllezërve morën me vete të vdekurit e gjallë, përkundër hipotezës së ngritur në ajrin e rralluar.

Nuk e di si do të flasim, kur ofshama më ndjek pas si sufler skene pas perdeve! Nuk e kujtoj as ndarjen e fundit, se nuk u përshëndetëm që të mos takoheshim më kurrë, as zëri i fundit kur më thirri “oj motër”, u bëfsha kurban i dheut të përvuajtur! Do të jem Konstandini, që ngritëm nga varri. me erë  dheu, të  marrë në gjini. Do të bëj nëntë kënaqe rrugë, që ta hap portën kur të martuan vëllezërit me shkues. Mbase Kosova jonë pati rrugë më të mundimshme, më të përgjakshme, më të thepisur se dhiaret tona. Nuk e pata lehtë unë e zeza motër të prehem në dhembjen e lotit, në thellësinë e lotit, në ngjyrën e lotit, ngjyrë që më vrau e më ngjeu zemrën! Po motra nuk qanë, as nuk vajton, mbase vajtimi nuk është lindja e së resë. Vajtimi është mbyllje në epruvetë, izolim në vetvete, trishtim i vjetshëm! Motra e ruan kujtimin e buzëqeshjes të freskët si lulja në vazon e pranverës. E ujis me lotët e mallit, deri sa të nxjerrë petalet, kurorën, aromën. Aromë, që preku qiejt e kaltër, mbi atë qiell të mugët, mbi ato re të zeza që vinin çdo stinë...! Vëlla, motra mori dhënë, jo se theu besën për ju, por se djepat do përkundim prapë.

Nuk shkon kurrë gjaku i humbur! Ai do lahet, o me grosh, o me gjak! Prandaj, isha me ju: qoftë mbi dhe, qoftë në amshim; si i përlotur, si në gëzim; si në mugë të blertë, si rrugëtimit, për fushë mali e det! Unë, loti i prajshëm i dhembjes, ofshama mes dilemës e psalmit të së shenjtës. Unë, që gërshetoj madhështinë tuaj, jo për shtatin, por për çastin! Çasti, kur me shtatë plagë si të Gjergj Elez Alisë, me motrën pranë, nxore frymën e fundit duke kënduar Himnin e Lirisë. Ah, vëllezërit e motrës. u bëtë hije e kohës, rreze e dritës, rritë e vegjëlisë. Ju pastë motra! Sot, ju shoh në çdo çast, çdo ditë.

Ju betohem, siç u betuat ju për tokën e përvuajtur, për Atdheun e rinuar e Dardaninë e moçme të pranguar! Ju shoh se si bebëzat e syrit lëshojnë rreze mbi fshatin e lindjes në Duraj, e shtriheni për re deri në Prekazin legjendë-ar! Aty ku prehen të shenjtëruarit e besës, aty ku flijohet trupi e shpirti e ngrihet në re për jetën e re! Zoti, thonë të diturit, nuk gabon kurrë, prandaj u lidha me Zotin që u mishëroi me Tokën e shenjtë dhe gjakoi me bekimin hyjnor. Edhe dhembja paska formulën e krenarisë, kur frymojmë me kurorën e Lirisë, motra e vëllait.

Image
Pamje nga kryesia dhe dashamireve të promovimit të librit të  “Legjenda e dhembjes së heshtur”në  Pallatin e Kulturës  në Kaçanik

Dhembjet të cilat sfidojnë me heshtje dhe mburrjen si amanet për breznitë e ardhshme ...

Edhe folësi i dytë kushtua promovimit të këtij librit para të pranishme ishte  profesor  Ilir Mehmedi, ligjërues në Universitetin e Tetovës në Maqedoni i cili në mes tjerash tha:” Kujtesa për të kaluarën zakonisht i shërben të tanishmes dhe dora dorës vihet në funksion për të ndërtuar të ardhmen. Me fjalë të tjera kështu definohet detyra e historisë dhe bashkë me të edhe detyra e çdo brezi për ta kujtuar të kaluarën e ngjarjeve të zhvilluara nga më të hershmet e deri tek ato në të cilat ka bashkë rrugëtuar e bashkëjetuar.

Për ta shndërruar kujtesën në pa harresë përmes librit të cilin po e promovojmë sot, të titulluar: “Legjenda e dhimbjes së heshtur”, të autorëve të nderuar, na jepet mundësia t’i mësojmë gati në plotën peripecitë atdhetare e dramatike të familjes së Ilaz Salihaj në trajtën e një historie e cila zë fill qysh në vitet e fundit të Luftës së Parë Botore. Sipas të dhënave të përshkruara në këtë libër del sheshazi fakti se Besa kanunore në familjen Salihaj ishte brumosur në gjenezën mentale të kësaj familjeje. Duke i përcjellë rreshtat e këtij libri, përligjet kryetitulli i librit, që autorët e përzgjodhën jo rastësisht. Familja e bacës Ilaz herët e kishte mundur frikën, ndërkaq, kur u përball me humbjen e pesë anëtarëve të saj, dhembjen e shkaktuar e mundi me heshtje për t’i hapur rrugën akoma më shumë veprimtarisë atdhetare të anëtarëve tjerë në hovin e luftës për çlirimin nga pushtuesit sllavë.                                                                                    

Pra, heshtja ashtu siç e pasqyrojnë autorët, në fakt ishte vazhdimi i kësaj lufte. Këtë e dëshmon aktiviteti që e vazhduan anëtarët e mbetur të familjes, të cilët pamjen për mort e zhvendosën për në kohë lirie. Dhe e tëra kjo nuk ishte rastësi, sepse, kjo familje, atdhetarinë që moti e kishte brumosur si kod fisi dhe mënyrë jetese. Ndonëse jemi në cilësinë promovimit është me rëndësi të theksohet se libri ofron dëshmi të përcjella me interpretime dhe gjykime të cilat përjashtojnë çdo hamendeshim lidhur me vërtetësi të tyre dhe si i tillë ndjek ligjësitë e trajtimit objektiv e historik me një renditje të kujdesshme kronologjike të ngjarjeve.

Autorët me mjeshtri të hollë ia dalin që përmes ngjarjeve të trajtuara të akceptojnë virtytin atdhetarë të familjes Salihaj e cila dhembjen e sfidoi me heshtje dhe mburrje dhe më pastaj mburrjen e shndërroi në amanet të përcjella besnikërisht tek brezi që bashkëjetoi dhe tek ai pasardhës. Lapidarët e të rënëve, po se po, janë dëshmia e palëkundshme e sakrificës për lirinë e Kosovës, ndërkaq librat e këtij lloji janë monumente të transmetueshme dhe të pazëvendësueshme në memorien kombëtare shqiptare. Të shndërruara në historiografi veprat e tilla për brezat do të shërbejnë si mburojë e fortë dhe e përhershme për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen. Respekt për të rënët për lirinë kombëtare ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat