Qajta sot jo kot

Kultura

Qajta sot jo kot

Nga: Ramiz Spahiu Më: 23 maj 2019 Në ora: 07:30
Refugjatet e luftës

Qajta sot, jo kot

për fëmijë t’uritur

të zbathur, t’mërzitur

të lodhur, t’rraskapitur,

qajta sot, jo kot.

 

Qajta sot, jo kot

për fëmijë pa lodra

dhe pa fëmijëri,

që rrugës kalonin

e s’dinin ku shkonin,

qajta sot, jo kot.

 

Qajta sot, jo kot

për fëmijë të gjorë

me ca plaçka në dorë,

nëpër baltë e shi

me shpresë për liri

sot ose në mot.

 

Qajta sot, jo kot,

por, s’do qajë më dot.

(Drenicë, më 23 maj 1999)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat