''Bagëti e bujqësi''
Kur i lexova,
Maleve të Shqipërisë
Fluturim u rashë.
Më dehu të tërin
Aromë e ''Luleve të verës''
Sa trim është shqiptari
Te''Skënderbeu'' pashë.
''Fjalët e qiririt''
Shumë herë i lexova,
Ëmbëlsinë e gjuhës sate
E shijova,
Porsi zemra jote
U shkriva, u treta,
Dashurinë e çiltër
Derisa e gjeta.
Ti je Nderi i Kombit,
I kombit me fat,
Me vëllezërit e tu,
Gjurmë n'histori latë.