Moj e madhja iliri

Kultura

Moj e madhja iliri

Nga: Qemal Musliu Më: 28 maj 2019 Në ora: 20:19
Qemal Musliu

I madhi Pashko Vasa, me ato vargje që ushqejnë shpirtin edhe sot në këtë kohe të pakohë !

O moj Shqypni e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë
Burrat e dheut të thirrshin nanë
 
Qemal MUSLIU
Nga një det në tjetrin det ishim: ZOT vet.
e madhja Iliri.
Sot si jemi të ndarë, copë e grimë si është më zi!
Nga sllavë e grekë, të ndihmuar nga e zeza rusi.
Kemi edhe më, të veçantën mrekulli:
vasha të bukura e djem të ri,
akademi, e ushtri,
dijetarë, e qeveritarë
“patriotë“ e kuvendarë,
 biznesmenë e atdhetarë,
me të bukurën Rini,
të jesh në robëri !
E copëtuar si është më zi,
në shumë shtete e qeveri,
është një turp dhe një marrëzi.

Të shpërndarë në katër anë, nëpër botë,
Kujt ku mendja i thotë!

Të gjithë shtetet sllave bashkë me copën Greqi
u themeluan në trojet tua, o, e madhja ILIRI.


Për turp të dheut, BIJTË e Tu që sot i ke !
nuk vrasin mendjen, për një shtet për një Atdhe.
Shqiptarët bënë shtete e qeveri nëpër botë,
por jo shtet për vete, Në të tyren autoktonin: TOKË.

Shumë “patriotë”, e “atdhetarë”
harxhojnë kohën pa e vërë në kantarë.
Grinden në mes veti,
për parti e për pasuri,
për pozitë, fe, e ideologji.
Grindja, e cila nuk ka as kuptim e as mbarim,
Që nuk sjell as fitim, e as përparim.
 
Kjo papërgjegjësi, e prapështi bie mbi të gjithë Ne.
Po, pak më tepër mbi ata që janë në ballë e në Atdhe,
mbi qeveritarët e kuvendarët,
mbi akademikët e dijetarët,
mbi biznesmenët e atdhetarët,
që rrahim gjoks për ideologji, e për fe,
për zhvillim e për atdhe

Si ka mundësi, kjo copë Kosovë–Dardani,
të kërkojë mëvetësi,
duke pasur mëmën SHQIPËRI!

Si ka mundësi gjykatësit shqiptarë ?
t`u japin drejtësi e pronësi, ardhacakëve sllav !
që kishën e tyre e ngritën mbi themelet e kishave shqiptare,
në tokën e të parëve, marrë nga pronat fshatare.

Akademikë, qeveritarë e kuvendarë,
Dijetarë e atdhetarë,
NE të gjithë, që rrojmë
në trojet autoktone shqiptare që frymojmë,. 
po edhe gjithë andej, kudo ku shkojmë.

Sot, si ka mundësi, të flitet për (demarkacionin) kufi të ri ?
kur dihet mirë e hollë se, i tërë Mali i Zi,
është krijuar në tokën Iliri – Shqipëri;
po ashtu edhe e tëra Serbi.

Po kështu sllavët sot, në Maqedoninë Shqiptare,
uzurpuan tërë pronat e të parëve,
dhe shqiptarët sot po i qesin fare,
duke i quajtur e ardhacak e indianë !
por, për “respekt të lartë” edhe talibanë  !

Kisha, xhamia, dhe koha moderne,
duhet të prodhojnë paqe, jo urrejtje.
Jo armiqësi, uzurpim e mashtrim
Por zhvillim e përparim, 
që do të jetë i vetmi shpëtim.

Prapështi, ka edhe në gjuhësi:
“Intelektualë” me akademi të mbaruar
nuk flasin gjuhën e njësuar !
Flasin si me “patate të nxehtë” në gojë !
Si të jenë pa asnjë ditë shkollë.

Gjermano - folësit e arsimuar
Në tre shtete, flasin gjuhën e tyre, të njësuar
Gjuhën letrare çdo gjermano - folës e flet
Si, ata me maturë, e me universitet.

Ti moj Shqipëri, e jona Shqipëri
Sot me kaq njerëz të ditur,
të pasur, e të ngritur
kush nuk “çanë” kokën as për zhvillim,
as për bashkim e përparim,
por vetëm për të qenë lider dhe i parë.

Në këtë kohë moderne të kompjuterizimit,
ti kundërmon akoma vlerë të monizmit.
Në këtë kohë e pa kohë, sot,
po prodhon elemente të huaja, kot e kot !
si: kosovarizëm, turqizëm, arabizëm, greqizëm dhe çka jo sot !

Sot, o e bardha Shqipëri,
kur do të i a dalësh në trojet e tua të kishe mëvetësi ? !
atje ku dikur ishte e madhja Iliri
nga një det në tjetrin det, të ishe zot vet!

Dëgjone dhe bëni çka ju thonë ata
Se sukset kanë me qënë edhe më mëdha  
Ashtu siç jemi autokton
Dhe që kemi një zakon.
Kemi një gjak, një gjuhë, një histori,
Jemi një komb dhe t` kemi një mëvetësi,
me një emër të vetëm: SHQËPËRI.

Dhe nuk do të kishte nevojë Dardania (Kosova) as për integrim ,
as për njohje, as për liberalizëm,
se janë të gjitha, në mëmën – SHQIPËRI.
  
Mbretëresha Ilire Teuta

E lumja SHQIPËRI
Që ke rrënjë nga e lashta Pellazgji,
Nga e madhja IILIRI
Bashke me Epir, Maqedoni e Dardani, 
E bënin të tërën: ILIRI - SHQIPËRI.

Pate mbretërit: Bardhylin e Teutën, Pirron, Lekën e Madh, Skënderben, Barlet e shumë të tjerë ...
Bashkë me të Shenjtën Nënë Tereza, të gjithë në Shqipëri kanë lerë.

Ty Shqipëri të qofsha falë,
Të kam mëmë,
Më ke djalë. (N.F.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat