Prore, atdheu im për ty do t'këndoj
Dhe në çdo varg timin emrin tënd e gjej
Pse dallgët e gjakut n'poezi m'vërshejnë
E malli për ty kah lartësitë më shpjen
E jotja qëndresë me fuqinë e flakës qiellore
Në shpirt më frymëzon ma ndrit zemrën prore
Emri yt-atdhe është një mrekulli
Me vrull peshë më çon çdo tingull i tij
Me melodi t'ëmbël veshin ma lëmon
Mu si shpirt i mbarë përrallash kur dëgjon
Si netëve të verës drita e hënës kur shket
Si këngë tingulluese i çiftelisë tel-argjend
Me mijëra libra, të mos i numëroj-dije
Dua me emrin tënd t'i shkruaj
E prej tyre flaka e mendimit të ndritë
Qëndrove i patundur stuhia kur t'ka goditë
Gjithmonë me ty atdhe jemi krenarë
Mu si dritë meteorësh, si margaritar
Shih emri atdhe me t'zjarrtin shkëlqim
Midis pluhurit t'yjeve dhe puhisë qiellore
Si dhuratë hyjnore e paskaj dhe e pambarim
Vetëm ti më je, o atdheu im
Do të të dua atdhe si të desha gjithnjë
Për ty do t'këndoj me të lartësuarin tim zë
Vetë emri atdhe shënon dashuri
E fjalët as vargjet për ty s'kanë mbarim
Vallë, ndjenjat e zjarrta për ty mall nuk shuajnë
Dashuria për ty- titan i pathyeshëm
Ajo kreshta malesh i bën copë e grimë
Sikur ty atdhe të të shihja t'ribashkuar
Hapësirave të larta të qiellit pakufi
Me shkronja të rrufeve që ndriçojnë e çajnë
Kisha për ta shpallë dashurinë për ty
Sa të jetë kjo botë dhe kjo rrokulli