Për ty, Majlinda Kelmendi!

Kultura

Për ty, Majlinda Kelmendi!

Nga: Zymer Mehani Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:08
Majlinda Kelmendi

Ku je çika kosovare
Që kombit po ia ndrit ballin
Prore e para në fitore
Kuqezi rreth qafe shallin

Alpet tona, fresk Rugove
Të kalitën si çelik
Ty askush nuk ta merr anën
Sikur Shqipe sulesh vrik

Të lumtë Ty Majlindë Kelmendi....
Lumë Kosova që të ka
Krenari e këtij vendi
Korr'sh fitore pa ia nda

Sa herë Ti del fitimtare
Prore zemrat na buçasin
Lumë për Ty, që je shqiptare
-T'kemi motër- brohorasim !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat