Nëna ime

Kultura

Nëna ime

Nga: Ruzhdi Kadrija Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Kujtoj unë nënën time

me mallë e me dashuri,

si n'a rriti me mundime

n'kohë të liga e varfëri.

 

Punë në fushë e në shtëpi

pa ndalë kurr ajo e shkreta,

si ja dilte as vetë se di

si të ishte vetë e treta.

 

Para syve e kam si sot

bukën n'ara kur dërgonte,

kokën ngarkuar e duart plot,

me nguti ajo rrugës shkonte.

 

Kur fryente veriu e acari

përjashta ishte nëna ime,

lante rroba tek bunari

me duart akull të ngrime.

 

Një palë tesha s'kishim tjetër

edhe ndonjë t'falur e t'vjetër.

Për bukuri ato n'a i lante,

afër zjarrit n'dorë i thante.

 

N'ditë të liga me furtunë

me arrestime, helm e dhunë,

me orë përjashta n'a priste,

e shqetësuar mendjen vriste.

 

Në shkollë kur doja të shkoj

me xhaketë më ndiqte prapa,

donte nëna të më mbroj

nga të ftohtit e nga vapa.

 

Edhe pse sot u bëra gati plak

të e kem nënën afër kam merak.

Të e ngrohë këtë shpirtin tim,

e le të kthehet prap në amshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat