Orët e krizës demokratike

Kultura

Orët e krizës demokratike

Nga: Sevdail Hyseni Më: 25 qershor 2019 Në ora: 20:41
(Karikatura e huazuar nga Bujar Kapexhiu)

Shpërthyen të zëshme

Me vrulle patriotike

Orët e krizës

Demokratike

Ngarendën të shfrenuara

Gjithandej me fatalizëm

Dje të përgjumurat

Në komunizëm

I “mirëpritëm” orët

E dhembjes krenare

Nëpër protesta

Nëpër trotuare

Nëpër Kuvende

Me grushte e karrige

Përveç zjarrvënies

N’objekte publike

Po sot si duken

Të lumet medet

E kanë humbur rrugën

Në oborr të vet

Me zor i ngatërrojnë

Hapat maratonike

Orët e krizës

Demokratike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat