Spacey merret në pytje nga policia Metropolitane në SHBA - Bota Sot
Spacey merret në pytje nga policia Metropolitane në SHBA

Kultura

Spacey merret në pytje nga policia Metropolitane në SHBA

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:51
Kevin Spacey

Aktori Kevin Spacey është marrë në pyetje në SHBA nga Policia Metropolitane lidhur me akuzat për sulm seksual në Britani të Madhe, raporton Variety.

Është bërë e ditur se detektivët e Scotland Yard udhëtuan në SHBA në maj për të intervistuar fituesin e Oskarit.

Policia tha se ishte intervistuar vullnetarisht – ai nuk u arrestua.

“Në maj të vitit 2019, një njeri u intervistua vullnetarisht në Amerikë, nga oficerë të Ekipit të Rastit Kompleks të Met. Ai nuk ishte arrestuar. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë një zyrtar policor.

Aktori përballet me gjashtë akuza për sulme seksuale në Britani të Madhe midis viteve 1996 dhe 2013, të cilat ai e mohon.

Spacey, 59 vjeç, ishte drejtor artistik në teatrin The Old Vic të Londrës ndërmjet viteve 2004 dhe 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...