Këpucët e mia... - Bota Sot
Këpucët e mia...

Kultura

Këpucët e mia...

Nga: Sejdi Berisha Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:11
Sejdi Berisha

Këpucët e mia të vjetruara
Me të cilat shumë kam rrugëtuar
Qëndresës së tyre
Dhembjen e kohës ua kam ngarkuar
Edhe peshën e trupit tim
Edhe ngarkesën e mendjes me gjithçka
Me hidhërim i hoqa nga këmbët
Por lidhëset
Ua lashë të shkapërthyera
Ishin lodhur edhe ato

Dhe
Njërën këpucë e hodha
Në shportën te biblioteka e madhe
Tjetrën te hedhurinat e qytetit

Nuk di pse m’u tek kështu

Tash
Athua a janë liruar këpucët nga unë
Nga mundimi që ua kam bërë
Edhe nga durimi
Që asnjëherë nuk kanë treguar
Për rrugëtimin tim tekanjoz

Çuditërisht
Edhe sot këpucët e mia
Sërish i kam mbathur
Se kush m’i solli
Sinqerisht nuk e di

Sa do të isha i lumtur
Të dija se kush m’i solli
Apo vetë kishin ardhur

Këpucët e mia
Po sa m’i rehatuan këmbët
Si tullumbat e Lulit
Apo si këpucët e mbretërve...
 

TË PASHË...

Nga larg të përshëndeta

Me atë amanetin e shpirtit

Kurse Ty nuk ta ndjeva asnjë fjalë

Në gur mermeri ishe shndërruar

E fjalët tuaja

E përkëdhelnin gurin aq të bardh

Deri në agim

Pranë teje qëndrova

Pastaj nuk di ku u tretëm

Ndoshta unë në shpirtin tënd

E ti në zemrën time...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...