A është mëkat të duash     - Bota Sot
A është mëkat të duash    

Kultura

A është mëkat të duash    

Nga: Nexhat Halimi Më: 7 gusht 2019 Në ora: 18:47
Nexhat Halimi

Çdo gjë e fjetur në mes mendimi e ëndrre

ndrit kuqërremtë zjarri i Mollës së Kuqe

krijuar vetëm për shpirtin e copëtuar

kaq vjet të mbetur në vetminë rreth hënës

 

për të vdekur e për të dashur kaq vjet

gjithnjë brenda gjithësisë së zgjuar të etjes

e dalë guacës së fundit të detit ndër rërë

 

unë në `i gur e zgjoj tërësinë që s`është

udhëtimit mitik Dumnicë deri në Toplicë

me narcisët e egjër shpërthyer mbi cicë

 

*

a është mëkat të duash shkruante `i mik

e rreth hiri sillte zinxhirin e vjetër mitik

 

tashmë s`është më veç e vërteta s`treti

 

a është mëkat ta duash këngën e gjakut

ta duash ujin në rrjedhë për gur të vjetër

e t`i zgjosh vetes etjet e mjeshtrit tjetër

 

të apostrofuar zjarrit të shpirtit popullor

të vdekur e të zgjuar te varret me kurorë

a është mëkat ta duash këngën e tretur 

për zemrën mbetur pezull te gur i vjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...