Mbahet edicioni i parë i festivalit "Kino n'shehër" - Bota Sot
Mbahet edicioni i parë i festivalit "Kino n'shehër"

Kultura

Mbahet edicioni i parë i festivalit "Kino n'shehër"

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 07:13
Ilustrim

Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino n'shehër" me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Kosovë, Komunës së Prishtinës, dhe IF Cinéma.

"Kino n'shehër" është një festival i filmave francezë në qiell të hapur që fton banorët e Prishtinës të kalojnë mbrëmje të këndshme vere duke i shikuar ata. Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen 14 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me tema të natyrës dhe rinisë. 

Filmat do të shfaqen në Termokiss Garden dhe sheshin Zahir Pajaziti. Hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra anglisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...