Ëndrra në rërë

Kultura

Ëndrra në rërë

Nga: Dibran Demaku Më: 13 gusht 2019 Në ora: 15:16
Dibran Demaku

Kur derën e shtëpisë e mbyll me dry
dhe nis rrugëtimin për një kontinent tjetër 
loti i mallit djeg bebzën në sy
dhe gjurmët e hapave rrugicës së vjetër 

Amaneti i vjetër i babait dhe i nënës 
peng të mbetët një jetë të tërë
diku larg nën rrezet e diellit dhe të hënës 
gjersa i vetmuar vizaton ëndrra në rërë

Sekush

Sekush hy në mal pa sopatë
sekush i beson ëndrrës së vet
sekush e bën atdheun govatë
për të shuar urinë sa një det


Mikrob tradhëtie
(Një ish axhenti të armikut që sot shkruan vargje patriotike)

As dje as sot as nesër as kurrë 
nuk do të ketë për ty as vargje as këngë
në gjithë jetën tënde ishe vetëm një urë
që mikrobin e tradhëtisë e ruaje nën mëngë


Kur

Kur të ikin nga koka flokët
kur të ikën mendja nga truri
kot ndalesh e i kujton shokët
shndërruar janë në kallinj gruri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat