‘Friends’ rikthehet në ekranin e madh me rastin e 25-vjetorit - Bota Sot
‘Friends’ rikthehet në ekranin e madh me rastin e 25-vjetorit

Kultura

‘Friends’ rikthehet në ekranin e madh me rastin e 25-vjetorit

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:50
Seriali më i ndjekur në mbarë botën, “Friends”

Seriali më i ndjekur në mbarë botën, “Friends” do të rikthehet sërish në ekranin e madh me rastin e 25-vjetorit. 12 seritë më të preferuara të fansave, intervistat me aktorët protagonistë dhe prapaskenat nga xhirimet do të transmetohen përgjatë tre netëve në qindra kinema të Amerikës. Konkretisht bëhet fjalë për datat 23, 28 shtator dhe 2 tetor.

“Ne jemi shumë të lumtur që do të festojmë 25 vjetorin e “Friends”, një spektakël televiziv që vazhdon të ndikojë në kulturë dhe të tërheqë fansa të rinj nga gjenerata të ndryshme. Fansat do të kenë mundësinë të shikojnë disa nga skenat më qesharake dhe emocionuese të komedisë më të duartrokitur, por këtë herë në kinema”-ka thënë drejtuesi i “Fathom Events”, Ray Nutt.

“Friends” do të vijë në ekranin e madh pikërisht falë “Fathom Events” dhe  “Warner Bros”. Risjellim në vëmendje se seriali i cili u transmetua për 10 sezone me radhë nga viti 1994-2004 në NBC, kishte si aktorë: Jennifer Aniston,  Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...