Në udhëtim

Kultura

Në udhëtim

Nga: Fatmir Lohja Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:08
Fatmir Lohja

Një ditë të premte, në fillim të tetorit, për fundjavë, u nisëm familjarisht në qytetin ku jetojnë prindërit e gruas. Protesta e tyre vazhdonte prej vitesh: “Dhëndërri është i ftohtë. Nuk vjen për të na parë.”Java e punës qe e lodhshme. Ne ekonomistët e kemi më të ngarkuar punën, në fillim muajit.

Pas pune, pa u errësuar, me gruan ,djalin dhe vajzën,me autoveturën familjare, u nisëm për udhëtim. Binte një shi i imët, që e bënte pis makinën gjatë vozitjes. Fshirsja e xhama jepte zhurmë monotone. Shikimi, nga çasti, në cast, bëhej më i veshtirë. Në muzg, kujdesi në vozitje, kërkohet në maksimum.Përveç trafikut automobilistik, rruga ngarkohet edhe nga fshatarët,që kthehen nga arat, sëbashku me kafshët shtëpiake. Fëmijët, në sedilen prapa, ranë në gjumin me ëndërra shumë. Gruaja, në sedilën e parë, nuk para fliste. Ankohej për lodhje në punë,dhe motin e keq.

Një miku im ,ma përserit shpesh ,se ne ekonomistët jemi pilotë,dhe për asnjë sekondë nuk bëhemi shofera. Nga kjo e vertetë, ndjej përgjegjësi të madhe në vozitjet me familjen pasagjerë. Përqendrohem në maksimum gjatë udhëtimit, prandaj lodhëm më shumë se në vozitjet e zakonshme. Në mesin e rrugës e shoh se sytë po kërkonin të më mbylleshin. Kthej kokën nga gruaja,ajo po dremiste. Për të mos ndaluar, i bie lehtë, me brry,l në brinjë, për ta zgjuar. Pak e trembur, zgjimin e bëri jo të ëmbël, siç do ta dëshiroja.

Nuk ta kam thënë më përpara, se kam një shqetësim të madh,- hyra në rrol, duke organizuar aftësitë e mia minimale aktoriale.

Çfarë të mundon? – më pyet e shqetësuar, duke u rehatuar në sedile.

Me frikë të shtirur, e përsërita disa herë , se ajo shqetësimin tim nuk do ta kuptonte. Kur u zgjua krejtësisht , e rriti përqëndrimin. Sedra iu vendos e tëra në levizje.

O i trashë! Po të mos kuptoj ty, ke kam për të kuptuar? Sa të hapësh gojën, e marr vesh se ku do te dalësh. Në pesëmbëdhjetë vite martesë,të njoh më shumë së nëna jota , që të ka bërë kokën.Paske filluar të na mbash edhe sekrete!?- e mbylli me mburravecëri ligjeratën e drejtë.

E kam gruan të ngjallur në tru. Vetë jam shumë i zgjuar. Nga ky ndryshim mendor, e ke të vështirë të më kuptosh.Të jap të drejtë, por shqetësimi im mbetet pa u zgjidhur, -u shpreha më në fund, duke e mbajtur të qeshurën më shumë veshtirësi.

Pse po e tregon sot shqetësimin tënd?- m’u hakërrua. -U bë nami , që pas gjashtëmuajsh po shkon te prindërit e mi, të cilët të presin në pëllëmbë të dorës. E ke?

Mori flakë. Ma largoi dremitjen e pabesë nga sytë. Makina ec,ajo fol, ndërsa unë shtrengoja dhëmbet, për të mos më dalë e qeshura para syve të saj. Kur i shkarkoi të gjitha, e thumboj përsëri.

Si të merr gjumi kur udhëton për te prindërit tuaj? Malli për ata si mund të lerë të qetë? Nga gëzimi ,që do t’i takoj ,gjumi më rri larg.

Më kthente përgjigje ironike. Shigjetonte respektin minimal timin ndaj tyre, dhe ngrinte lart përkushtimin e saj maksimal ndaj prindërve të mi. Fëmijët vazhdonin të flinin. U errësua plotësisht.Në makinë nuk po më pëlqente një zhurmë, kjo qe aryeja që nuk e dëgjoja me vemëndje.Nuk i jap dum defekteve të makinës me dritë, llogariteni për terr se çfarë mund të bëjnë duart e mia të buta? Në fund u kujtua përsëri, për shqetësimin tim të patreguar.

Ia numurova të gjitha veshtirësitë e atij udhëtimi. Edhe kasetofonin nuk më lanë te ndizja ,se po flinin fëmijët. Në punë si ajo kam qënë edhe unë.

Të gjitha këto arsye, ma sollën gjumin të sytë,-i tregoj më në fund shqetësimin tim, që e kaluam me debat ,por vetëm erotik nuk qe.

E çfarë kërkon nga unë zotërija jote?- më pyeti me pasion.- Kur të them kujdes, më përgjigjesh rëndë.

Atë ves të mbrapsht, e ke hequr ,që kur ke marrë patentën .

Të propozova,që ta vozis unë atoveturën sot.

Sot nuk janë kushtet, për vozitjen e shoferave pa eksperiencë.

Kam udhëtuar në të tilla ditë.

Jo me këtë ngarkesë të çmuar brënda.

E shoh se më don shumë.

Me të njëjtin intensitet si ti. M’i lër përrallat me mbret! Të lutem,nëse keni mundësi, a mund të ma fërkoni qafën prapa,që gjumi të më tretet sa më larg!- i them me zë të ulët.

Me dorën e majtë,me ëmbëlsi , dhe butësi,ma ledhatonte qafën pas kokës.

A po e njeh këtë dorë?- nuk iu ndejt pa më cytur.

Jo, - i përgjigjem, ndonëse po ndjeja kënaqësi.

Po këtë dorë apo e njeh?- më pyeti pasi më pickoi.

Po. Kjo është dora jote,me siguri matematikore,- i përgjigjem.

Po dorën e parë nuk e mban mend aspak?

Me veshtirësi po kujtohem, ndoshta mund të jem edhe në gabim,se dorën e parë ,e kam shijuar në fejesë.- e pyes duke parë në rrugë sa më larg.

Edhe unë jam e marrë.

Sa bukur e the,- i rri gati.

A ka burrë nënë,që të del ty me llafe?- dhe vazhdoi ankesat ndaj meje, të cilat, sipas saj, po i nxinin jetën.

Ajo fol, e unë qesh. Erdha në formë, por me kujdesin maksimal në rrugë. Në fund u dorëzua. I ndërpreu ankesat ndaj përsonalitetit tim. Mesa duket,iu mbush mendja se nuk ishte vendi, për të bërë kuvend ,në mbrotje të drejtave të grave halle madhe. Ndyshoi taktikë. Mori armët e mia për sulm. Më thumbonte vend, e pa vend,e kohë, e pa kohë. Më në fund udhëtimi përfundoi. E fika makinën përpara shtëpisë së prindërve të saj.

Në këtë udhëtim të mërzitshem, ju jeni duke qeshur? – na pyet me habi vajza,kur u zgjua.

E keni babanë me humor. Tërë rrugën më ka qukur me ironitë e tija,- i përgjigjet e ëma menjëherë.

Jo mor babë nuk është krejtësisht e vërtetë. Gjysmën e rrugës ajo ka fjetur si ju,- dhe u puth me gëzim vajzën në ballë, se u lirova nga meraku i udhëtimit të vështirë.

Kur takuam prindërit e nuses, edhe atyre u ra në sy,se çifti këtë herë, ishte me hënë të mirë. Na shndrisnin sytë, nga humori që bëmën gjysmën e rrugës, për t’u shkëputuar nga kthetrat e gjumit tinzar, i cili i çon shoferat në aksidente të rrezikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat