Eja të lozim, motërz - Bota Sot
Eja të lozim, motërz

Kultura

Eja të lozim, motërz

Nga: Zymer Mehani Më: 11 shtator 2019 Në ora: 08:14
Zymer Mehani

Eja të lozim, motërz
Me kukullën e kuqe,
Eja ta bëjmë t‟bukur,
Eja ta bëjmë nuse!

Shpejto, motërz-o,
Eja, bashkë të lozim,
Kukullës së dashur
Buzët t‟ia ngjyrosim!

T‟i veshim fustanin,
T‟ia rregullojmë vetullat,
Me fjongo stolisur
T‟ia lidhim gërshetat!

T‟ia ngjyrosim gishtat,
N‟ vesh t‟i varim vathë,
T‟i varim qafore,
T‟i mbathim çorapë!

Vitet shpejt kalojnë
Kujtimet jetojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...