Vargjet që vijnë si këngë e fjalës së bukur e të zgjedhur...

Kultura

Vargjet që vijnë si këngë e fjalës së bukur e të zgjedhur...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:40
Gjikoli këto ditë para lexuesve doli me veprën me të re letrare me titullin” Pikoje këngën

Poeti dhe aktivisti i organizimit dhe të mbajtjes të shumë aktiviteteve kulturore në shtetin e amë dhe ato të botës shqiptare dhe ndërkombëtare - Sejmen Gjokoli këto ditë para lexuesve të botës shqiptare doli me veprën me të re letrare me titullin” Pikoje këngën”. Në recesionin e Zeqira Cames kushtua këtij librit në mes tjerash thuhet: “ Sapo mbarova së lexuari librit e juaj. Ndjesia e parë më pruri fluturimthi aty, në një çast dasme fshatçe si dikur në vendlindjen tonë të dashur, kur krushqit “hidh një hap e bënin këngë “, vinin te nusja në piku e kokërr qejfit, gra e burra. Tingëllima e vargjeve të tua më futi mes dasmorësh, mes atyre të dikurshmëve që ta merrnin këngën nga goja, me ca vargje të lidhur aty për aty, si të hazërtë, me aromë mjalti lulesh. Ndaj edhe ti s’ka si të mos “pikosh këngë”, ndaj dhe kjo frymë hareje dhe trishtimi të hollë njerëzor që përhap cikli i elegjive, përshkon tërë librin, sa më duket sikur të shoh duke ecur “buzë këngëve”, siç thua dhe vetë, me rapsodë dhe polifoni të spikatur, që “u ka hije këngë’ e grykës” siç thonë lëbyrit. Më pëlqen kjo strukturë, grupuar sipas cikleve tematikë, ku nuk mungon as cikli për Kosovën dhe qytetaret e saj në mesin e tyre shkrimtare dhe poet, ku kënga labe, pasioni i madh i jetës, mbetet dhe duket qartë të jetë metafora që lidh tërë librin si një kordele me vezullime floriri. Edhe në ciklin me lirika dashurie që mbaj-në vulën e rinisë, të ngrohta e të dashura si vetë rinia, çelësi i artë që i mbyll e i hap mbetet prapë kënga labe, sikur vetë ajo është bekimi dhe mbarësia Besoj e mban mend, sot e pesëdhjetë vjet më parë, kur sapo kisha publikuar poezitë e fillimit.

Dora poetike, është e natyrshëm, e besueshëm, e pjekur dhe gjithëpërfshirës

Ndër bashkë-fshatarët e parë që më urove ishe ti, atëherë nxënës në teknikumin e gjeologji - minierave. Të shkëlqenin sytë kur më takove, njësoj si mua që isha nën avujt poetikë të atyre botimeve. Në një farë mënyre, nga ai çast verifikova dhe nivelin e poezisë sime, jo duke të zgjedhur ty si adhurues, por si një lexues ëndërrues, me dije e kulturë, sepse besova në shijet e tua të kultivuara. Atëherë nuk e dija që ti shkruaje, por shpejt të ndesha në shtypin e kohës me artikuj të ndryshëm e publicistikë, por dhe me ndonjë poezi. Në poezitë e kohës së parë të krijimeve, prej të cilave në libër shoh vetëm disa, në ciklin për Teutën, ti shfaqeshe një poet i mirëfilltë, i kultivuar e prececioze si mjaft të tjerë që sot janë poetë të njohur. Por me kohë e natyrshëm, orbita e krijimtarisë tënde u rrotullua për nga kahu “popullor”, ku ti qysh në fëmijëri je ndjerë në tokën tënde. Prandaj edhe shndërrimi i “dorës” poetike, është i natyrshëm, i besueshëm, i pjekur, gjithëpërfshirës për sa i përket tematikës dhe mesazheve njerëzore, patriotike dhe atdhetare që përcjell. Që në shkollën tetëvjeçare të veçonin si dashnor i po-lifonisë, të cilën s’e braktise asnjëherë e sot e dashuron edhe më shumë. Kur iu riktheva së dyti librit tënd, sepse poezia e ka privilegjin të lexohet disa herë, mu krijua ideja se shumë vargje i ke shkruar në funksion të këngës, nergut për të. Mendoj se bën shumë mirë që shkruan kështu. Fryma popullore të jep mundësi për t’u shprehur, i jep shpirt vargut, mbahet mend dhe lexuesit e saj janë më të shumtë. Shikoje veten jo në pasqyrë, por në realitet sa miq e shokë ke zënë këto vitet e fundit, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Disave u dedikuar vargje, ashtu si dhe mua, plot sinqeritet e mirësi, si kartolina urimi, me dikë bën dhe humor miqësor, fin dhe të zgjuar, siç bën edhe për familjarët e tu apo me kolegë poetë që ua pëlqen poezinë.

“Ç’ patët që u pleksët, a gjeqi belanë unë si të duroj, si të rri mënjanë! Ju i derdhët sheshit gjithë bukuritë dhe lulet sa ishin, ballkonet, avllitë.”

Vendlindjes i këndohet me të njëjtën dashuri e frymëzim

Them se është vlerë që libri i ngjan një albumi poetik kuptimor kushtuar polifonisë dhe njerëzve që e duan atë. Ti e di më mirë se unë fatin e poezisë së mirëfilltë dhe jetesën e poetëve në vendin tonë. Mendoj se të shkruash poezi aty është njësoj si të futesh në një garë vrapimi me pjesëmarrje masive. Dihet fati i garës dhe i garuesve profesionistë në të tilla rrethana. Ashtu edhe fati i poetëve të vërtetë. Tre të parët njihen dhe mbahen mend, sigurojnë dhe ndonjë mjet jetese. Të tjerët, dhe shumë nga kolegët e mi, nuk na njeh as mëhalla, as fshati, katandisur si ai që i këndohet nga anët tona: “i njohuri me të gjithë/ nga Zhulati në Skërfitë”. Ndërsa ndryshe nga shumica, emri dhe prania jote fluturoi e fluturon gjer në skenat e Evropës. Nuk kisha dyshim se krye motivi i vargjeve të tua do të ishte vendlindja, me historinë dhe lavdinë e saj, lustrat dhe të rënët, njerëzit, të gjallët e të ikurit, sepse për këdo vendlindja është një e vetme, ashtu si nëna dhe babai. Ajo të pret krahëhapur dhe ti s’harron t’i shkosh:

”Atje, lart e më të lartë, tek emërmadhi Zhulat.“ ose “Te porta me dy-tri shkallë me fëmijë sot kam ardhë...”

Image
Poeti dhe aktivisti i organizimit dhe të mbajtjes të aktiviteteve kulturore në botës shqiptare dhe ndërkombëtare - Sejmen Gjikoli

Poezi pas poezie, del nga kufijtë e vendlindjes, koncepti për të bëhet më i gjerë, sepse s`mund të qëndrosh vetëm në kufijtë e Zhulatit. Tani vendlindja jote quhet edhe Gjirokastër, edhe asaj i këndon me të njëjtën dashuri e frymëzim si Zhulatit. Diku më tutje, hapësira e vendlindjes bëhet edhe më e madhe, me një shtrirje më të gjerë, sa ç’ është vetë fiziku dhe historia e Labërisë. Nuk kanë ndonjë magji poetike këto vargje, janë vetëm vargje adhurimi për diçka që do me shpirt. Por imazhet që të ndezin janë marramendëse. Në fund të fundit, ky është dhe një nga misionet e poezisë; të të nxisë përfytyrimin me gjuhën e imazheve. Vargjet e tua, i dashur Sejmen, shijohen sidomos duke i kënduar. U mrekullova kur dëgjova këngën e Zhulatit nga Petrit Lulo. Si zile e ëmbël në shpirt, dëgjuar në qetësinë e natës, nën shushurimën e lumit të Joshe dhe gjethet e krevatinës së hardhisë në avlli. Një vend të veçantë në dedikime zënë dhe elegjitë për të ikurit nga kjo jetë. Vargjet nuk t’i artikulon goja, po shpirti. Në të shumtën e poezive ligjëron njerëz që i ke njohur, u ke ditur dhe “sekretet” e zemrës. Kështu më tingëlloi elegjia për Qamil Gjikën, vjehrrin tënd. Do veçoj vargjet për të, për arsye sentimentale. Do them se me pak penelat ke prekur dhembjen e tij, si thelb të brengës njerëzore. Kohën e ndarjes me gruan e jetës, në një kafe të përbashkët xha Qamili ma numëroi, “kaq vite, kaq muaj, kaq ditë që më mungon.” Dhimbje njerëzore burri që pleqëron pa grua. Prandaj ikjen nga jeta në këto rrethana, një karakter i ndershëm dhe burrëror si i tij, do ta priste siç thua ti, jo sikur ndahej me jetën, por si një sihariq të pritur gjatë. Duket që vargjet e tua vijnë si këngë e si muzikë e fjalës së bukur e të zgjedhur me kujdes siç bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat