Nitçe dhe Teoria e tij e Volkut - Bota Sot
Nitçe dhe Teoria e tij e Volkut

Kultura

Nitçe dhe Teoria e tij e Volkut

Nga: Shpend Salihu Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:04
Shpend Salihu

Në filozofinë dhe mendimin politik të tij Nitçe me 2 rreshta jepte kuptim më shumë se shumica e filozofëve me një libër. Ai në konceptin e tij ideologjik, e konsideronte materien si vlerë e cila rezonon me zhvillimin e karakterit dhe intelektit të individit, sepse prodhon një individ superior i cili nuk bëhet pre e manipulimeve dhe doktrinave fetare ose simbol i thjeshtësisë njerëzore. Në teorinë e Volkut Nitçe u bazuar, në dy teoritë e biologut të famshëm Charles Darwin në teorinë e seleksionimit natyror dhe teorinë e evolucionit biologjik.

Nitçe konsideronte se njeriu i cili mund të udhëheqë një shtet ose komb të caktuar, duhet të ketë pre-dispozita të caktuara duke llogaritur prejardhjen gjenetike, nivelin edukativ e arsimor, kulturën familjare, karakterin e fuqishëm dhe mendjesinë e mprehtë, që të marrë vendime dhe qëndrime të caktuara. Sikurse në teorinë e evolucionit biologjik të zhvillimit të racës njerëzore, kur dy llojet e fundit australopitekusi dhe homosapienci ishin paraardhësit e njeriut, e më vonë filloi evoluimi psiko-fizik dhe organik i qenies njerëzore dhe dallimi i individit prej individit ashtu edhe Nitçe mendonte se njeriu gjatë etapës njerëzore duhet të evoluojë dhe të përsoset. Teoria e seleksionimit natyror të Charles Darwinit e bën karakterizmin e shtazëve se më i forti, më i zgjuari dhe më i pregatituri mbijeton.

Duke mos u futur në detale për teoritë e lartëpërmenduara, teoria e Volkut parashihte krijimin e një personi ose njeriu superior që me intelektin e tij do të mundte të reformonte kombin dhe zhvillonte e përsoste vetëdijen kolektive, e cila do ta afirmonte shtetin dhe kombin. Sipas Nitçe një njeri i tillë do të kishte racionalitet të mendimit e gjykimit e jo paragjykimeve, do të kishte shqisën e cila do të i ndihmonte të nuhaste problemet dhe rreziqet kombëtare, dhe mundësinë e zgjidhjes së problemeve të caktuara. Bazuar në filozofinë e Nitçe u krijua Adolf Hitler i cili i posedonte të gjitha prerogativat që të ishte një lider jo vetëm i çelikt, por edhe i përgatitur ta udhëheqte kombin Gjerman dhe ta reformonte politikën globale e cila në atë kohë ndodhej në krizë dhe kollaps ekonomik-global, dhe në një kaos e pasiguri totale. Depresioni ekonomik global e vështirësoj jetën e Gjermanisë e solli një rënie të moralit dhe filloi të ulte karakterin e fuqishëm Gjerman. Me ardhjen e Hitlerit në pushtet, Gjermania arriti të krijonte një infrastrukturë të fuqishme, ushtarake, ekonomike, industriale, dhe arsimore edukative, kultura e Wagnerit dhe Shtrausit afirmuan sentimentin shpirtëror të kombit Gjerman dhe Gjermaninë e krijuan super fuqinë më të madhe në ruzullin tokësor që ka ekzistuar ndonjëherë.

Pavarësisht se konceptet e Volkut sipas rrymave liberale dhe anarhiste nuk përkonin me doktrinën filozofike të tyre, mos të harrojmë se teoria e Volkut, afirmoi vlerat e individit dhe kombit superior ndaj të tjerëve. Për ta demokratizuar shoqërinë, nevojitet lideri i tillë i cili vendosë rregull, disciplinë, kulturë dhe mbarëvajtje familjare e kombëtare i cili kundërshton dhe lufton anarhinë, kaosin dhe pasigurinë dhe i cili mbron dhe afirmon kombin. Filozofia e Volkut gjithashtu përkonte me politenë e Aristotelit i cili konsideronte se demokracia është rendi më i keq shoqëror gjersa politea është vendosje e ligjshmërisë dhe një pakt social mes shtresës së lartë dhe të mesme. Në këto koncepte u krijua doktrina mbi racën superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...