Sezoni i dasmave - Bota Sot
Sezoni i dasmave

Kultura

Sezoni i dasmave

Nga: Fatmir Lohja Më: 18 shtator 2019 Në ora: 08:44
Fatmir Lohja

Ndryshe nga ditët e tjera,nusja e kthye nga puna shendeverë.Pa hequr rrobat e punës ,na e dha lajmin e gëzueshëm:”Ka ardhur edhe një ftesë tjetër për dasëm.”

Zhvishu më përpara!- i rri gati ,pa më treguar se kush na ka ftuar.

Sa i rëndë je?- dhe u largua turivarur për në dhomën e gjumit.

Kur rierdhi në guzhinë, ende nervat nuk i patën rënë. Sillej te banaku , por e vëreja mirë se nuk po bënte ndonjë hajër. Nuk fola asnjë fjalë. Me parimin:”Uthulla e fortë thyen shishen e vet.”- qendroja tepër serioz.

Nuk je aspak kurioz ta dish se kush na ka ftuar në dasëm?- më pyeti kur shtroi tavolinën.

Hamë drekën. Pushojmë pak. Pas dite kemi kohë për t’i tjerrë,e stërtjerrë , gëzimet e dasmave në këtë vit,- i përgjigjem shkurt.

Në pushimin e drekës nuk erdhi të shtrihej në krevati matrimonial. Mesazhi ishte i qartë për mua. Minimalja, në ato momente ,nuk më dashuronte, si pas deklaratave të ngrohta , në fejesë. Pasdite vonë dola në guzhinë. Nusen e gjeta nurseze .Nuk levizi nga vendi, ndonëse më pa mirë. Fëmijët mësonin në dhomat e tyre. Për të rregulluar gojën, bubrrova diçka nga frigoriferi.I zgjata një cigare, përpara se ta ndizja vetë.

Nuk kam nevoje për cigaret tuaja! Kam paketën time,- më përgjigjet, jo ëmbël.

Të degjojmë se kush na paska gëzuar me ftesën për dasëm,- i drejtohem pasi e ndeza cigaren .

U ngrit nga divani më shumë energji.Ndeza televizorin për të parë lajmet e ditës. Ndërrova shumë kanale, por te asnjëri nuk u përqendrova. Nusja shkonte e vinte sa në banak dhe në divan.Nuk e zinte vendi pa u çliruar në gjoks. Kur iu mbush kaplloçja, u ul në divan, dhe nisi të tregoje se kush na ka ftuar në dasëm.

Në atë zallamahi rrefimi, u njoftova se martohej një stërmebesë e vjehrres, të cilës nuk ia njhja as prindërit. U mundua ta justifikonte mosnjohjen ndërmjet nesh, me ftohtësine time për fisin e saj.Për të arritur qëllimin për të marrë pjesë në dasëm,mundohej të më shpjegonte ,se me nënën e nuses janë bashkëmoshatare dhe kanë shkuar në fëmijëri si motrat,e një nëne.

Në tavolinë rreshtova tetë ftesa dasmash,për në një sezon. U mundova të bëja hesapet nëse ishim në gjendje të përballonim shpenzimet.Për t’u dukur se jemi dikushi, nusja nuk pranonte asnjë cent më pak, se njëqind ero për të dorovitur në secilin aheng.

Për çdo dasëm gruaja më kërkonte të qepte fustanin e rrallës. Sëbashkë me aksesorët përkatës ,duhej të përgatitesha, se do të shpenzonim jo më pak se njëqind euro. Minimalja shtohen edhe treqind euro për shkuarjet, e ardhjet,më the, dhe të dhashë,për t’i bëre qejfin kush te na dalë përpara,qe ne,nëpunës të shtetit, të shtireshim si të kamur!?Ia kujtova nuses se pagat tona, nuk shkojnë më shumë se tetëqind euro në muaj, me të cilat, me veshtirësi i mbyllim shpenzimet mujore familjare,me katër anëtarë.

Nusja ngulte këmbë në të sajën ,për të marrë pjesë në të gjitha dasmat që na kanë ftuar,pa ulur asnjë kërkesë nga shpenzimet e veta. Njëmijë e nëntëqind erot , që i llogariti shpejt, e shpejt,do t’i merrte kredi te banka e saj. Kur shtova edhe shifren prej njëmijë e gjashtëqind ero,që më nevoiteshin për të blerë tetë kostume burrash ,me bojna të ndryshme,për çdo dasëm,gati sa nuk i iku mëndja.

Edhe në shtëpi do të tregosh se je ekonomist?- më shfryu në turi.

Nuse! Nuk jemi në komunizëm,ku propogandohej, se interesi i përgjithshëm është mbi atë përsonal.Po nuk mirëadministrova shtëpinë,si mund të administroj pasurinë shtetërore!?Qejfi han kumbulla të tharta, por nuk është zgjuarsi, të vuash më pas nga mpirja e dhëmbëve.

Ti ke dy vite me një kostum! Me të dukesh zotëri kudo, ku shkojmë. Sivjet na kërkokë tetë palë, për një sezon dasmash!?

Kemi rënë dakort , njëherë, e përgjithmonë, për të drejta të barabarta. Thirri mendjes ! Ule hundën! Nuk kemi para për të përballuar tekat e asnjërit !-u përgjigja me seriozitet maksimal.

Mesa u duk, u bind,se nuk kemi para, për të shpenzuar, aq sa ajo ka ëndërruar, sepse filloi të më kërkonte kompromise. Me laps e letër mbi tavolinë, ajo fol, unë bëja llogaritjet e shpenzimeve.

Iu duk lëshim historik, të blinte vetëm katër fustane, sëbashku me asksesorët përkatës,sespe i dusheshin domosdoshmërit, për të shkuar në dasmat e krahut të saj. Në dasmat e fisit tim,mjaft e mërzitur , pranoi ,se do të vinte me fustanet e rinjë, por të ekspozuar në dasma.

Të duken pak! Të ula , me një dorë, jashtë shijeve të mija ,katërqind euro !- më thotë me buzë të hapura shume.

Nga tremijë e pesëqind euro,po të heqim katërqind,shifra mbetet tremijë e njëqind, afërsisht katër paga mujore tonat.Thirri mendjes se jemi larg!

Thirri mendjes ti ! Kostumet e burrave, për të ruajtur të drejta e barabarta, do t’i ulesh në katër!- më urdhëron për të vazhduar hesapin.

Dakort! .Mbesin afërsisht edhe tre paga mujore tonat,- ia kujtoj me kulimllëk.

Ju zoti ekonomist, ku mendoni se mund të ulim shpenzimet?- më qesëndisi me kënaqësi.

Po të afroj një kompromis tjetër.Nuk do të blejë kostume të rinj,me kushtin që t’i të bleshë vetëm një fustan ,sëbashku me aksesorët.Me këtë kompromis ulën shpenzimet me njëmijë e pesëqind auro.Ke fustane në dollap me ngjyra,e prerje te ndryshme.Vrite mendjen,t’i kombinosh,të mos dukesh e veshur njëlloj në dy dasma të ndryshme!

Sëpaku të jenë dy fustane,- e uli hunden.

Me kostumin tim shtoheh menjëherë treqind euro,- i rri gati me laps ,e letër në dorë.

Sipas hesapeve tuaja,se ma bërë kokën lëmsh me numra,sa mbetën për të paguar?

Tetëqind euro,pa asnjë cent më pak.

Shumë mbetën ,- filloi duke u menduar bukurmirë.

Hera e parë që po flet me mend në kokë,- e thumboj direkt në tru.- Kur heq dorë nga koketëritë e zmadhuara, ma mbush mendjen se je e zgjuar.

U çua ,e ul disa herë nga divani.Si mua,edhe asaj lapsi nuk ia nxirrte llogaritë.Rreth pesëqind euro kishim ndarë në një anë, për të bërë dhjetë ditë plazhë familjarisht.

Dyqindepesëdhjetë euro do t’i lëmë se s’bën për të bërë pesë ditë plazhë !E kemi të nevojshme edhe ne, edhe fëmijët, - e nisi arsyetimin me lapsin e mprehur më hollë se unë.-Do të shkojmë vetëm në katër dasma dhe do të dorovisim nga pesëdhjetë euro, pra në total dyqind euro.Pesëdhjetë aurot, do të na nevoiten për të bërë vizita në shtëpi,në katër dasmat e tjera.

Folët me mend,por diçka nuk më pëlqen.

Prap do të ulesh shpenzimet?- me pyet e sikterisur.

Jo. Një fustan të ri do ta bleshë me të gjitha aksesorët .

Nuk na dalin parate! Pse e shton këtë shpenzim?

Sepse dua të shoh gjithnji të bukur, por pa të luajtur mend e kokës,- i buzëqesh në turi.

Me lot në sy, më rroku fort në gji.Në katër dasmat ,pse shkuam me deshirë, kenduam e kërcyem tërë natën. Në kater te tjerat i bëmë adetet në shtëpitë e tyre.Plazhin e bëmë në pishinë,meqë e kërkuan fëmijët. Shpëtuan nga bankat,që do të na rjepnin me kreditë konsumatore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...