Bartësja e dokeve, artit, kulturës dhe traditave kombëtare... - Bota Sot
Bartësja e dokeve, artit, kulturës dhe traditave kombëtare...

Kultura

Bartësja e dokeve, artit, kulturës dhe traditave kombëtare...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 shtator 2019 Në ora: 09:50
Mërgata intelektuale shqiptare në diasporë

Shqiptarët janë populli më i lashtë autoktonë në kontinentin evropian, me një histori mijëra vjeçare të ngarkuara me luftëra, rrudhje kufijve, pushtime, përndjekje nga të cilat kanë përjetuar dhimbje dhe emigrime të një pas njëshme nëpër epoka. Për kundër këtyre përjetimeve të dhimbshme, shqiptarët kanë mbijetuar, duke trashëguar gjuhën dhe traditat kombëtare të tyre amtare, duke ruajtur doket dhe zakonet, artin, kulturën dhe traditat, të cilat ishin dhe mbetën bërthama e çështjes kombëtare. Nga biseda të cilën e zhvilluam këto ditë me, Farmire Sopin, veprimtare, mësuese, krijuese - mësuam dhe organizuese  e shumë aktiviteteve të kontingjentit të emigrantëve shqiptarë dhe të popujve te tjerë në Zvicër të përndjekur nga pushtuesi  të cilët kurrë nuk u pajtuan me politikën hegjemoniste, në rrugën e tyre të detyrimit të braktisjes së trojeve të tyre u  detyruan të pa dëshirën e tyre ta marrin botën në sy me familjet, prej të cilëve kategoria më e dhimbshme ishin fëmijët, këta engjëj të pafajshëm, të cilët  po shihen në fotot tona  të cilët pa fajin e tyre u detyruan të emigrojnë dhe jetojnë  në shtete të huaj, me një gjuhë, me  kulturë dhe veprimtari të tjera në atdhe të huaj. Falë aktivitetit intensiv, gatishmërinë të kuadrit tonë profesional arsimor në diasporë, mirëkuptimit të organeve zvicerane, janë hapur shkolla shqipe me mësim plotësues në çdo kënd, qytete, pse jo edhe fshatra, aty ku ka pasur vullnet, edhe fëmijë shqiptarë dhe të nacionaliteteve tët tjera. Shkollat në Zvicër si na tha bashkëbiseduesja e jone  Fatmire Zenelaj Sopi si mësuese,  si udhëheqëse dhe si aktiviste e dalluar në Zvicër janë duke dhënë një kontribut të madh në edukimin organizim dhe në mbrojtjen e fëmijëve shqiptarë dhe të tjerët të të  gjitha nacionalitete mërgimtare.

Fatmire  Zenelaj - person kyç për shqiptaret dhe të tjerët në rajonin ku jetojnë dhe punojnë                                                                        

Kjo mësuese, poete  dhe udhëheqëse e organizimit  të shumë aktiviteteve në Zvicër  para dymbëdhjetë viteve ka emigrua në Zvicër ku sot me dy fëmijët dhe bashkëshortin jeton. Kjo aktiviste e vyeshme përveç punës dhe angazhimeve  familjare  merret edhe me shkrime ku deri më tani ka botuar dy vepra me poezi, ndërsa libri i tretë  e ka  përfunduar, por ende në dorëshkrim. Katër vite ka punuar si mësuese e mësimit plotësues të gjuhës Shqipe, në katër pika shkollore, në qytete Oberriet, Apenzell dhe Degersheim të Kantonit të Sankt Gallen. Ndërsa që tre vite punoi në aktivitet dhe projekte të ndryshme në kuadër të komunës së Oberriet, më konkretisht ku është  mësuese e kurseve të gjuhës gjermanë për të huaj,  çka do të thotë për te gjitha nacionalitetet që vijnë në këtë komunë, këtë punë e bënë  më grupin  Zviceranët. Kurset për gjuhën gjermane janë falas për pjesëmarrësit dhe kemi një numër te madh të pjesëmarrësve në këto kurse, duke e pas parasysh se kurset janë falas dhe po ashtu duke e pas parasysh edhe numrin e konsiderueshëm të shqiptarëve që kanë nevojë për mesmin në gjuhen gjermane ku pjesëmarrja e tyre mungon. Hezitimin e tyre nganjëherë është vështir për ta kuptuar. Kjo  grua e vyeshme shqiptare punon edhe ne kuadër të zyrës së Integrimit për Rajonin Fachstelle Integration,  çka do të thotë është  person kyç për të gjithë shqiptaret në rajonin ku jetojnë. Qëllimi i punës së saj është  të ndihmoi  përkrahje e familjeve që kanë nevojë për përkthyes, informacione dhe ndërmjetim. Po ashtu nga muaji gusht të këtij viti Fatmirja  është  person, ndërmjetësuese për të gjitha kulturat, jo vetëm për Shqiptar,  në mes të prindërve, mësuesve dhe shkollave. Ky projekt si na tha Fatmirja është i ri dhe si i tillë ka gjetur përkrahje nga Fachstelle Integration dhe Kantoni. Qëllimi i të cilit është  evitimi dhe zvogëlimi i problemeve dhe pakënaqësive apo edhe i keqkuptimeve të cilat lindin në mes mësuesve dhe prindërve të kulturave të ndryshme. Nga përvojat e deritanishme të mësuesve Zviceran dhe të ne shqiptarëve me prindërit e kulturave të ndryshme a kanë pare të nevojshme qe te ketë një projekt te tilla, pra një ndërmjetësuese dhe informues për të gjithë.                                         

Me këto projekte po punohet që fëmijët  të jenë më të pavarur dhe me të përgatitur për përfshirjen  në shkolla

Unë si person- na tha në vazhdim të bisedës Fatmirja kam për detyrim sqarimin e letrave të shkollës për prindërit shqiptar, kur është e nevojshme të marrë pjesë në takimet e prindërve me mësues, të përkthej për prindërit  shqiptar, po ashtu nëse tek ndonjë familje mungon besimi te sinqeriteti i mësuesve ndaj fëmijës së tyre apo për shkaqe gjuhësore atëherë do ti shoqëroi ata në takimet e tyre më mësues apo drejtorin e shkollës. Detyrë tjetër e imja është që ti informoi dhe të bashkëbisedoi me nxënësit në lidhje me vendet se ku të drejtohen për gjetjen e zejes shkollor, që të vazhdoni shkollimin edhe tutje pas mbarimit të shkollës fillore si quhet te ne në Kosovë. Ndërsa  kulturat tjera jo shqipfolëse i shoqëroi në takimet me mësues dhe drejtorin e shkollës po ashtu nëse do te paraqitet nevoja për përkthim do ti lidh në kontakt me përkthyes të gjuhës përkatëse. Vlen të theksohet se e gjithë kjo është  falas për të gjitha kulturat  e kombeve dhe kombësi

që dy vite. Bej edhe një  projekt tjetër për fëmijët dhe prindërit shqiptar në gjuhën shqipe, projekti i quhet “ Më dhuro një përrallë“, projekt i përkrahur dhe financuar nga Fachstelle intergracion dhe kantonit  ku kemi arritur që projektin ta zgjeromi edhe në gjashtë  pika tjera, gjë që më benë shumë të lumtur. Të njëjtin projekt e bëjë edhe gjermanisht për nacionalitetet e tjera të cilat e shohin të arsyeshme pjesëmarrjen me qëllim të edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre. Projekti ``Më dhuro një Përrall`` është për fëmijët nga moshave  dy deri gjashtë  vjeçare, dhe qëllimi është që të flitet në gjuhën e parë pra në gjuhën amtare, po ashtu ka për qëllim takimin e parë të fëmijëve më librat dhe tregimet për fëmijë në pranin edhe të prindërve të tyre. Përveç leximit të tregimeve dhe përrallave, në këto shkolla mësojmë edhe poezi dhe këngë,luajmë lodra të ndryshme, vallëzojmë, ngjyrosim dhe vizatojmë, bëjmë punë dore po ashtu bëjmë edhe lojëra dhe lëvizje të ndryshme me qëllim të përkrahjes dhe nxitjes së zhvillimit motorik të fëmijët. Me këtë projekti ndihmonim  fëmijët që të jenë më të pavarur dhe me të përgatitur për fillimin e klasës së parë. Ky projekt është mirëpritur nga mësuesit Zviceran dhe logopedët e rajonit por fatkeqësisht pjesëmarrja e shqiptare është shumë i vogël në krahasim me numrin e tyre që jetoni këtu. Edhe ky projekt është falas për familjet pjesëmarrëse. Kërkohet nga mërgimtaret që ti shfrytëzoni këto mundësi- sepse çdo gjë është ne te mirë te tyre dhe fëmijëve.

Legjendat e fotografive:

1..Foto nga projekti me fëmijët me titullin “Ma dhuro një përrall”

2.  Pamje nga kurset me vijuesit gjuhës gjermane

Fatmire  Zenelaj Sopi- mësuese, poete dhe udhëheqëse ë organizimit të  aktiviteteve me fëmijët   dhe të rrituri në Zvicër

 3.  Mësuesja Fatmire   me grup femrash mërgimtare të nacionalitete tjera  

4. Mësuesja Fatmire gjatë një ore mësimi më vogëlushet shqiptarë

5. Në këto shkolla fëmijët  këndojnë, luajnë, vallëzojmë, ngjyrosin, vizatojnë dhe bëjnë shumë punë të tjera me qëllim të nxitjes dhe të zhvillimit motorik të tyre

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...