Te varri i nënës

Kultura

Te varri i nënës

Nga: Nexhat Halimi Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:08
Nexhat Halimi

Nata ik mes dhembjes e lotit dritës së hënës

vija e ujit rrjedh e qetë mbytur në vetëtimë

i lidh fijet e barit varret e lulet me aromë

zgjohet diçka e gjallë në mua lëviz me ushtimë

ec ndërmjet kujtimit e mallit dhembja e njomë

silueta ime i farohet varrit të freskët të nënës

thërras me zë brenda vetes i thërras shpirtit

e askush as zog as gjeth as bulkth nuk përgjigjet

të vdekurit s`flasin bie `i zë e shkrehem në lot

thërras e lutem dhe psherëtitë e prapë kot

gjithnjë kot ndërsa më pik shi i dhembjes zot

e e dëgjoj zemrën nga rrah për rrjedhë të gjakut

e thellë troket thellë brenda dheut te varrit

e bie ndër lule të xhenetit përgjatë luadhit

e zgjohet mall i përjetshëm flatrës së zjarrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat