Udhët e historisë

Kultura

Udhët e historisë

Nga: Atdhe Geci Më: 27 shtator 2019 Në ora: 10:59
Atdhe Geci

Mbushni rrugën njerëz të flamurit

mbushni rrugën njerëz  të nderuar

jam fitorja juaj, i  juaji i kryeherit

në flamur i kam  të  gjitha  betejat

 

Këtë liri  që  gjaku  ynë  e  mbolli

duajeni është e imja, e juaja, jona

Kosova  kujtoj  është   e   mençur

Shqipëri e Kosovë  ju  kam atdhe

 

Hapeni rrugën qytetar  të nderuar

duajeni  njëri- tjetrin, bashkohuni

vij nga stërgjyshërit  e lashtë, nga

pleqtë me 10 mijë, e 15  mijë vjet

 

Kosovë,jam Isa, jam dardani juaj

Kosova e lirë më  solli  mes  jush.

Dardani o nënë, fshima  sot  lotin

se historia  asgjë  askujt  s ́ i  falë

 

Luftuar  kam  Krajlin   e  Serbisë

Pashanë e turkut dhe Malin  e  Zi

Plagët në trup  i  kam  shok  udhe

armikun mik kurrë  se  kam  bërë

 

2

————————-—————

 

Në Boletinin ku unë  jam  lindur

kumbuese është lëkura  daulleve

paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë

këtu  e  kanë   të  njëjtën  moshë

 

Kosovë, jam Isa, biri Shqipërisë

po ju pyes, a jeni njeh së afërmi

po dëgjoj, shumë  jeni  degëdisë

Kosova qenka jo pak e vogëluar

 

Në Boletin kam plisin e  gjyshit

veshjen e dasmave dhe të luftës

u ktheva në lavdinë  e  betejave

të kremtoj edhe unë  sot  me  ju

 

Që liria e fituar të ketë  shëndet

pyes, Azemi a është në Drenicë

pyes, Hasani a është n ́Prishtinë

Molla kuqe pse qahet në Shkup

 

Kosovë, kremto mos u shqetëso

Shqipëri është dhe  Boletini  im

U kënaqa  me  daullet  e  fitores

Por ç´u bë me flamurin kuq e zi!..

 

3

—————————————

 

Në vendet  ku liria është e huaj

ka trazira, ndeshje kundështish

fjalët e tiranëve ende  dëgjohen

dhe kërcënojnë  at ́ që  e fituam               

 

S ́më mjafton të jem  i  nderuar

eunukët historinë e poshtërojnë

mendja njeriut si kap  të  gjitha

Shqipëri e Atdhe është Kosova

 

Shqiptar, duajeni atdheun, mos

ia nxini kraharorin  me  babëzi

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli

është fitorja që sot po festojmë...

 

Në këto  gjëmime  të  historisë

jem pjesë e luftërave të mëdha

Burra, liria sot ka një plagë më  

pak, që ta përjetojmë këtë  çast

 

O Dritë e këngëve  të  shtëpisë

asgjë  s ́kemi ngrënë  dhe  pirë

nga argjendet që  i  ka Kosova

Kosova, nuk është atdhe pa zë..

 

4

—————————————

 

Kosovë,  Shqipëri, dhe  Çamëri

trim më bëri dashuria për atdhe

unë e pata  guximin  për  luftën

që t ́i dalim zot vetë vendit tonë

 

Ky  përbashkim  i  atdheut tonë

është pjesë e gjaktë  e  historisë

pjesë  e  jetëve  tona  të  jetuara

pjesë e mendjes të këtij populli

 

Po vij nga më të lashtit  e tokës

në një qytet tjetër të të lashtëve

gjuha e eshtrave  sot  flet  qartë

ADN-ëja sot shkruhet e lexohet

 

Atdhe, ti je antiku  i të lashtëve

popull i  flamurit  më  të  bukur

jepi krahë lirisë  tuaj, dhe  krijo

uji i thëllimave  i  shton cilësitë

 

Në këtë tokë të pasur  me  lufta

asgjë s ́ka më të shenjtë  se liria

Kosovë, kam ADN e këtij dheu

Shqipëri e Çamëri  i  kam atdhé!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat