Strehim politik - Bota Sot
Strehim politik

Kultura

Strehim politik

Nga: Fatmir Lohja Më: 2 tetor 2019 Në ora: 07:47
Fatmir Lohja

Qyteza, ku banorët masivisht merren me politikë kombëtare e ndërkombëtare, atë mëngjez u trondit në psiqikën e saj. Me dorën e vendosur pas veshit, duke hipur në një vend të dukshëm, u dha lajmi sensacional:”Një shqiptar ka kërkuar strehim politik në Hungari.” Pas kushtrimit, gjindja vuri mendjen në punë,për ta gjetur se kush është ai ,që ka turpëruar vatanë?

Enigma qe e vështirë që ne nisje.Nuk e konfirmonte askush burimin e lajmit me saktësi .Gazetat ditore u lexuan, e u stërlexuan dhe si për inatë,nuk e kishin sëpaku një rresht për lajmin tronditës. Biramelat kërkuan ndihmë të gazetat dhe mediat e huaja. Edhe aty nuk gjetën ndonjë informacion të konfirmuar.

Ky fakt nuk u prishi toruan. Hamëndesimet, për të zbuluar të vërtetën, vazhduan sipas preferencave të folësve. Banorët e dyzuar ,bukëshkalin e bënin edhe përfaqësues të pozitës,por edhe të opozitës. Konflikti ideologjik , në dy lokale, shkoi deri në përplasje fizike.

Policët nuk dinin se cilin krah të mbanin .Ndërmjet tyre kishte nga ata që besonin si njerin variant,apo tjetrin.Banorë të qytezes janë edhe ata. Nuk kishte asnjë kuptim të dilnin nga logjika qytetare.Kjo qe arsyeja, që ndërhynë vetëm sa per t’i ndarë sherragjitë, pa i tërhequr në komisariat, për të bërë ritualët e zakonshme, për të tilla shamata.

Agresiviteti u ngrit në përcaktimin e emrave konkret. Sipas shijeve përsonale, çdo folës, ke urrente, e dërgonte në strehim politik. Arsyetimet çoroditëse të banorëve e kishin një të mirë. Asnjëri nuk i dërgonte në strehim politik kryetarët e partive. Poshtë tyre emrat u rreshtuan një nga një,sëbashku me bëmat përkatëse.

Pas dallgës se parë, që mori përpara mend e të rriturve dhe fëmijëve, arsytimi filloi të shtrohet, sepse nuk po merrej më emrat . Në çdo ambient shtrohej pyetja:” A është mirë, apo keq të kërkosh strehim politik?”Polarizimi vazhdonte në interpretim,por e dëgjonin njëri -tjetrin deri në fund të shprehjes së mendimit.

Strehimin politik njëra palë e quante veprim antikombëtar,se shkatërron integrimin me Bashkimin Europian, në prag të hapjse së negociatave. Se nuk ka më turp për shqitarin, të shkojë gjetkë, të ankohet për vëllain .Po të ikin të gjithë, kush do ta drejtojë këtë vend? Cilat janë arsyet për ta bërë atë veprim,kur jemi në demokraci? Si mund të kërkosh strehim politik,kur kancelaritë e tyre,në mes të Tiranës, deklarojnë se Shqipëria është vend i sigurtë? Si-të dhe pse-të i rreshtuan tërë paraditën.

Pala, që mbronte idenë, se nga ky vend duhet të ikësh për terr,jepte arsyet e veta.Na ra bretku në punë. Me pagën që marrim,nuk e mbyllim muajin. Sindikatat janë bërë njësh me qeverinë. Pushtetarët ngrenë vetëm pagat e pensionet e tyre. Pse duhet të qendrohet më këtu?Ku ka më bukur, se të jetosh në një vend tjetër, që të mbanë në pëdhëmbë të dorës,pa punuar?Të jep të drejta të barabarta me të gjithë europianët.

Zallamhija e qytezës u fut tinëzish edhe në zyrën time. Megjithëse nuk mora pjesë në debatin e zhurmshëm,puna nuk më eci.Pa mbaruar orari zyrtarë, me dhimbje koke, u nisa për në shtëpi. Mendova,pasi të pushoja ,nëse do të qetësohesha, të punoja pasdite. Pa shkuar në shtëpi,nga lokali i lagjes, me ftonin në tavolinë CoIi me gazetarin.U tregova se jam me dhimbje kokë, prandaj nuk dëshiroja të qëndroja në klub.U çua Coli nga karrigja dhe më doli përpara kryq në trotuar.

Ta heq miku yt i vjetër,si me magji dhimbjen e kokës,- dhe më futi krahun, e më tërhoqi në lokal.

Gazetari, me buzëqeshje në fytyrë,më pyeti për shijet e momentit,për të bërë porosinë. I tregova se nuk isha mirë,prandaj doja të shkoja në shtëpi për t’u qetësuar.

Ta jap fjalën,se me humorin tonë do të qetësohesh mënjëherë,- u ngrefos Coli.- Kamarier na sill tre birra,secilën më të ftohte se tjetren!

Me shpejtësi birrat e ftohta ,dhe të hapura e pushtuan tavolinën.I ndesha gota me shokët,për të mos ua prishur. Kalova poshtë një gllënkë. Meqë nuk isha aspak në formë, për të mos e çuar dëm, mendova t’a rishpërndaj kur të mbaronin shishet e tyre.

Mendoj se e di shkakun e merzitjes tëndë,- mu drejtua gazetari.-Shoku i fëmijërisë tënde është shkaktari i zallamahisë qytetare.

Pa ndihmën tënde,nuk do të kisha arritur rezultatet spektakulare,- i drejtohet Coli gazeterarit ,me modesti të shtirur.

Çfarë keni katandisur,se nuk jam në terezi?- i pyes me ton.

O miku i shtrejtë! Do t’i tregoj të tëra një për një!- u mundua të më qetësonte Coli.

Gazetari ,me dhëmbët zbuluar ,me veshtirësi e mbante të qeshuren me zë të lartë. E pashë me seriozitet në sy, për t’i treguar, të mos e kalonte masën, meqë është djali i shokut të fëmijërisë. Filloi Coli të tregojë. E nisi me ndezjen e çakmakut në mëngjez. E vazhdoi dhe me flladin e gazetarit për përhapjen e zjarrit në qytezë. E mbylli me rezultatin konkret.Si shumë qytetarë të tjere,edhe unë më dhimbje koke.

Po unë çfare taksirati kam që të bëhem me dhimbje kokë,për budallallëqet tuaja?- e pyes i mërzitur.

Nuk na shkoi mendja se flaka do të futej edhe të istikami yt i punës.Për këtë gabim u kërkojmë me sinqeritet ndjesë,- u mundua të më qetësonte gazetari.

Pse të kërkojmë ndjesë gojore ?- e pyet Coli gazetarin.- Me shpenzimet tona,nuk shkon në shëpi ,pa ta qetësuar kokën bukurmirë! – më urdhëroi si ushatarak.

Në mëngjëz Coli ka takuar vëllanë e Xhemalit, Zanin.I ka treguar me gëzim se i vëllai e ka fituar strehimin politik në Hungari.Zani ishte shumë i gëzuar edhe për të vëllanë, por edhe për porosinë që i ka dhëne nga larg: “ T’i lajmëronte romët,kudo janë, se Hungaria u jep strehim politik,se i konsideron si bijtë e saj.” Këtë njoftim të gëzueshëm Coli ia ka rrefyer origjinal gazetarit.Gazetari pasi redaktoi emrat konkret, e përhapi lajmin në qytezë me miqtë e vet.

Edhe më vinte për të qeshur,edhe më vinte t’i kapja në shpulla të dy,aty brënda në lokal.Me qetësuan kur filluaj të përshkruajnë, se si qytetarët me namuzë, kishin rënë në grackën e tyre,të ndërtuar krejtë rastësisht.

Përshkruanin se si pozita ,dhe opozita e qytezës e përcollën ngjarjen.Si u lidhën me qendrën në kryeqytet,për të marrë të dhëna të sakta,për qetësimin e elektoratit.Nga mungesa e informacionit,vinin emrat vetë,duke bërë be,mbi statutin e partisë, se të dhënat erdhën nga qendra.

Ishin sjellë rreth zyrës sime.Meqë nuk dola asnjëherë jashtë ,nuk kanë pasur mundësi të më lajmëronin për lojën e tyre. Kulmi i kulmit,sipas tyre ishte,se tërë këto rezultate, në prekjen psiqike të qytetarëve,e kanë bërë pa ndihmen e Lolit. Fatkeqësisht ai gjendej i shrirë në krevat me temperaturë tridhjetëetetë gradë. Gripi tinzar,dhe e shoqja e rreptë ,nuk e linin në asnjë mënyrë, të dilte të gëzonte me shokët e vet.

Për të qënë të sigurtë,në marrjen e strehimit politik,katër- pesë romë,me shokët e tyre,dhe me ndhmen e Colit dhe të gazetarit,kanë bllokuar për tre-katër minuta rrugën kryesore në qytezë.Kanë protestuar për mbrotjen e votës se lirë.Sa janë filmuar nga reporterët,me parimin:”Këmbët e lehta dhe faqia e bardhë,”janë shpërndare pa lënë nam e nishan.Kur erdhi policia në vendin e ngjarjes,nuk gjeti askënd, sa për të bërë be ,se e arrestuam një grindavec politik.

Nuk e kuptoj pse gjindja kërkon të vetëturbullohet!? Në vend të jenë të vemendshëm për të dëgjuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin, në telasheshet ditore të mbijetesës, mbingarkohen me politikë,e cila vetëm në provincë nuk luhet.Një fllad i lehtë psiqik i çorodit duke u injektuar agrsivitetin për sherre në mes vedit.Më të lehtë e kanë të mbledhin duart,për të qënë gati për boksim,se sa për t’i zgjatur dorën e ndihmës reciproke komshiut të vjetër.

Më pushoi dhimbja e kokës. E zgjatëm deri vonë ndënjen .Gazetari m’u lut ta bëja tregim humoristik. Për publicistikën i dukej lojë e vështirë venia emrave konkret, sipas listave të hartuara nga politikanët e ndritur të qytezës, për ata që priten të kërkojnë strehim politik, pas përfundimit të reformës në drejtësi.

I kërkoj ndjesë lexuesit,se si do ta kam shkruar,siç e tregojne ata,duke ndërprerë njëri- tjetrin , jam i bindur se nuk e kam realizuar. Mënyra e të rrëfyerit me ;temporitëm të ngadaltë; ironinë e hollë në fraza; interpretimin pa u luajtur një muskul në fytyrë,për të marrë një mesazhë sado të vogël,nëse po tregojnë të verteta, apo krijime të tyre, është e pamundër të shkruhet me saktësi matematikore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...