Çmimi Nobel për letërsi dhe dilemat rreth tij!

Kultura

Çmimi Nobel për letërsi dhe dilemat rreth tij!

Nga: Dibran Demaku Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:22
Dibran Demaku

Në vitin e largët 1974 apo 75,tash nuk më kujtohet mirë,në një takim që sekretari i atëherëshëm i punëve të jashtme i Krahinës socialiste autonome të Kosovës , prof Ukshin Hoti,kishte me nxënësit e Normales së Prishtinës,kur u bë fjalë për Çmimin Nobel për paqe që në një vit më parë i ishte ndarë sekretarit amerikan Henri Kisingjer,pat deklaruar:mos u preukuponi aq shumë me këtë çmim pasi që i njejti jepet nga vendet kapitaliste dhe domosdo që ato,me ndonjë përjashtim të vogël do të ua japin njerëzve të tyre!...Ishte,pra viti 1974 apo 75,kur ne jetonim në shtetin socialist të Jugosllavisë së Titos,për të cilin shtet edhe be shqiptarët thurnim lëvdata dhe elozhe për të!...

Tash,pas kaq vitesh m‘u kujtua ky insert jetësot,kur gjithandej u dha lajmi se laureat i sivjetëm për letërsi qenka shpallur austriak Peter Handke,i cili para njëzet vitesh kishte kritikuar bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe në të njejtën kohë kishte marrë nën mbrojtje Millisheviqin dhe pushtetin e tij kriminal!Edhepse Peter Handke kishte mbrojtur Millosheviqin dhe pushtetin e tij kriminal,dihet se si përfundoi ai pushtet?!...

Sido që të jetë shqiptarët kudo ku ndodhen do ta ndiejnë vetën të fyer nga ky laurim?!...

Por,para se ta ndiejnë vetën të fyer shqiptarët për laurimin e Peter Handke-s me çnimin Nobel,duhet të pyesin se a e meritoi i nominuari vërtetë atë çmim për vepren e tij letrare apo për diçka tjetër?!...Nëse e ka fituar atë çmim për veprën e tij letrare,deshëm s‘deshëm duhet ta urojmë edhe ne siç do ta urojnë të gjithë të tjerët!...

Se çmimi Nobel shpeshëherë gjatë historisë ka shkuar edhe aty ku nuk duhej asesi të shkonte,duhet të na kujtohet shkrimtari serb nga Bosnja dhe Hercegovina Ivo Andriq,i cili kishte fituar këtë çmim,kur ishte ministër në qeverinë jugosllave dhe i cili kishte përpiluar edhe një elaborat për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike nën Jugosllavinë e atëherëshme?!...

Sado që ne shqiptarëve na dhëmb një e vërtetë e tillë,deshëm s‘deshëm duhet ta pranojmë si të tillë!...Duhet ta pranojmë që mos t‘i acarojmë marrëdhëniet me Austrinë,e cila pavarësisht animit të Nobelistit të tyre krejt pro serb ka mbajtur një qëndrim pro shqiptar dhe pro kosovar si pak vende të botës së sotme demokratike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat