Etleva Tafa fituese e Çmimit të parë të Festivalit të poezisë, Takimet e poeteshave shqiptare në Vushtrri

Kultura

Etleva Tafa fituese e Çmimit të parë të Festivalit të poezisë, Takimet e poeteshave shqiptare në Vushtrri

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:56
Etleva Tafa

 Poetja nga Tirana Etleva Tafa, është fituese e Çmimit të parë të Edicionit të 37 të Festivalit të poezisë, Takimet e Poeteshave shqiptare, që tradicionalisht mbahet në qytetin e Vushtrrisë. 

 

Çmimin e fitueses për poezinë “Ti merr diell dhe hënë prej meje”, në ceremoninë e Festivalit që ka filluar sot me mbrëmjen letrare në Vushtrri, fitueses Tafa i’a ka ndarë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

 

Çmimin e dytë e ka fituar Rrezarta Shkurta, poete nga Shkodra, derisa vendin e tretë Medina Pasoma, poete nga Vushtrria.

 

Në këtë manifestim të veçantë, me mirënjohje është nderuar edhe muzicienti i respektuar Fahri Beqiri.

 

Dita e dytë e këtioj manifestimi do të zhvillohet edhe nesër, ku poetet pjesëmarrëse në këtë festival do të vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore të qytetit të Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat