Rrëfimi i parë: Prej diversantit në ambasador paqe

Kultura

Rrëfimi i parë: Prej diversantit në ambasador paqe

Nga: Hasan Qyqalla Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 23:18
Hasan Qyqalla

E njoha që nê moshê tê re! Ishte i brumosur me ideale tê larta kombëtare. Lindur e rritur me këngë shqiponje. Çuni "rrebel" u angazhuar qysh nê moshë të mitur, përkatsisht, pa i mbushur të 17-tat. I përkushtuar dhe i pa luhatshëm edhe atëherë kur e torturuan deri në alivanosje, servilët e shërbyesit e UDB-sê me vazalet e tyre! As atëherë nuk thehet djaloshi simpatik, por njomak! Ishte i "papapërmirësueshëm" për regjimin e i  pa ndryshueshëm drejt shtigjeve të thepisura të lirisë.       

I pa ndalshëm nê proceset e lëvizjes kombêtare për shpërbërjen e sistemit të instaluar komunist të asaj kohe dhe me celulaat e para deri në themelim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu, siç e ceka edhe më lartë, si i mitur atëkohë, emri i tij figuron në procesverbalin e parë, mbajtur nê fshatin e tij që ishte i 18-ti me radhë, duke firmosur si pjestarë i këshillit inicues për formimin e LDK -së, udhëhequr nga Sokol Rrogamaj. Sylejman Sylejmani, etj.  Tani më njihej  nga shokët e gjeneratês, si disident kundër politikēs së Milosevicit. Çdo herë shihej në kolonat e para të protestave të asaj kohe. Sikur, identifikoheshin edhe protestat me porteretin e tij, mbase sa herë e shihnin në qytet të riun sypatrembur, shokët thonin: "sot paska protesta"!!!         

Edhe protestave, gradualisht, po iu vinte fundi! Kështu që zbehej edhe durimi i Bedrushit, karshi dhunës së shtuar të regjimit serb. Stërnipi i Ali Ibrës, vetëm sa kalitej marshit të lirisë.         

Me formimin e bërthamës së parë të armatosur, pa u hamendur fare, me gjithë qenien e tij, e gjejmë Bedrushin të rreshtuar në radhët e para.  Një pjesë  te materialit të marrë ilegalisht, për prerjen e qepjen e rrobave të para ushtarake, në lagjen Geci të Gjakovës. Ishte edhe pjesêmarrês aktiv, në disa sulme guerile kundër policisë dhe ushtrisé serbe! Nga modestia, edhe këtë gjë e mësuam nga bashkëveprimtarët e tij, mbase Bedrushi nuk dëshiron të flasë për veten e tij.Diversaniti më i ri (në moshë), por më i suksesshmi, qe njihte vetēm vijên Kombëtare.         Ishte kategorikisht kundër ndasive, ideologjike, klanore apo regjionale. Ky është diversanti qê flet pak, por më shumë kisha rastin të mësoja nga postimet e tij të herë pas hershme, apo edhe duke pyetur protagonistët, që ju drejtohej përmes komenteve  të drejtê për drejta, me një kulturê të kultivuar si rrjedhojë e edukatës familjare.   Rrëfimi i dytë: "NJË ÇEREK PA NDËRRUAR JAVA"!  10.11.2019 ora 23:45h                                                                                                                           

Ora trokiti 23:45h. Jam pasiv në "mesengjer"! Vështroj e lexoj ato që më zgjojnë kërshërinë. Mes tjerash, po lexoja shkrimin e mikut tim DARDAN, patriotit Musa Jupolli: "Mërgata, e ka zërin e vet", e tha poeti dardan! Kur, papritmas, më shkruan veprimtari i devotshëm Bedrush Nezaj.  Bedrushi i vuajtjeve dhe ndjekjeve të regjimit serbo-sllav, i sakrificës; Bedrushi i drejtësisë  e mishërimit kombëtarë, gjer në frymën e fundit. Të tillë e njoha: të patundur, stoik, të pa thyeshëm, që të diturit do të thonin, portret me frymë, HEROIK! Bedrushi, që interesat përsonale i vuri mbi ato kombëtare, shtetërore. Po të cilit shtet, shtrohet pyetja? Përgjegjja është fare e thjeshtë, SHTETI I ARQITEKTIT ME VIZION,  PRESIDENTIT HISTORIK, DR. IBRAHIM RUGOVA! Ky është Bedrushi i fisit të Nezajve. Pinjolli i familjes me taban kombëtar, admiruesi i mishëruar me idealet e LIRISË, qoftë edhe me VDEKJE. Vdekja, fundja (nuk) ishte fjala e tij e fundit! Fjala e fundit ishte LIRIA, PAVARËSIA, IDENTITETI YNË. Por, "fati është mbret i botës", thonë të urtët. E Bedrushi, ia doli të mbijetoj maltertimet deri ne alivanosje nëpër kazamatet serbo -sllave!           

Kjo, jo vetëm si bekim por edhe si përjetim. Ndaj, përjetimet e fitoreve janë të predestinuara të shkruhen si në pergamenë. Bedrushi i gravoi në zemër. E ecjaket e tija, ishin një kahëshe. Ishin të pathyera, përkundër sfidave. Fundja, sfida është përvojë! E të urtët thonë: "Të mençurit mësojnë nga gabimet e huaja, e të marrët nga gabimet e veta"! Sa qëndron ky ekuacion disproporcional, me të panjohurat "x" e "y"!? Nuk qëndron fare karshi Bedrushit. Bedrushit, që më fascionoi me lajmin e tij kur më shkroi, një çerek pa ndërruar java: "Kryetar, kam marrë një lokal afarist gastronomie në Ludwigsburg, dhe për ju portat janë të hapura përherë! Pa asnjë kompensim"! Ky është njeriu me shpirt të madh, me fisnikëri shpirti, prej gjeneve me taban. Është ky Bedrushi, jo vetëm një zë apo kambanë kombëtare, por është DUKAGJINASI I DARDANISË KOMBËTARE. Bedrush, kam respekt që nuk gjejë fjalë të të falenderoj në emër të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).  Andaj po përfundojë me refrenin e filozofisë Rugoviane: "ZOTI TË BEKOFTË, TY DHE GJITHË KOMBIN SHQIPTARË"! Ky ishte, është dhe do jetë vetë portretizimi i BEDRUSH NEZAJT.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat