Djali i Gashit Gurit i Malësisë Gjakovës

Kultura

Djali i Gashit Gurit i Malësisë Gjakovës

Nga: Ibrahim Hajdarmataj Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:46
Astrit Memia duke referue

Av. Prof. Asoc.Dr. Astrit Memia lind në Tropojë (Malësia e Gjakovës) me 4 Prill 1965. Pas mbarimit të arsimit të përgjithshëm në vendlindje, diplomohet në universitetin e Tiranës, fakultetin e Drejtësisë, juristë, në vitin 2008 ndërsa në vitin 2012 merr titullin Avokat .Është i martuar me tre fëmijë.

Titullin Doktor në shkencat politike dhe Diplomaci e ka mbrojtur në universitetin leinitze, USA, me temë:<< Kriza ekoligjike dhe natyra njerëzore >> dhe thirrjen akademike << professor i assocuar >>, (Dr) në universitetin Euro-Ballaknik në Shkup të Maqedonisë Veriut, si dhe thirrjen akademik <<docent>> (Dr) në universitetin Ndërkombëtar në Strugë të Maqedonisë Veriut, si dhe dy specializime për Diplomacinë Publike dhe Media në Dubrovnikë të Kroacisë dhe për Diplomacinë Publike dhe Median në Radion Paris të Francës Internacionale RFI.Eshtë Bashkëthemelues i unionit Artistik të Kombit Shqiptar.

Në takimin Ndërkombëtar mbi Paqën në Lindjën e Mesme në Jeruzalem-Izrael merr çertefikatën <<Ambasador për Paqën>> për referimin e temës shkencore << Raportet shekullore shqiptaro–hebraike si raste unikal në botën njerëzore >>, gjithashtu ka qën Drejtues dhe referues I simpoziumit shkencorë <<Diplomacia publike dhe Media dhe Diplomacia ekonomike >>, orgnizue në Tiranë-Shqipëri, për herë të parë. Dy libra të botuara nga Astrit Memia: << Njeriu dhe natyra në globalizëm >>, dhe << Mikpritja shqiptare dhe epoka e globalizmit >>, janë mirëpritur nga kritikët Një jehonë të mirë ka bërë Astriti me realizimin e 8 Dokumentarëve 1<< Lufta e Kosovës>> 2 << Imazhi Shqiptarë >>, 3 << Festivali I parë ndërkombëtarë për imazhin Shqiptarë>>, 4 << Festivali I dytë ndërkombëtar për Imazhin Shqiptarë >>, 5 << Një Vit ndryshe >>, 6 << Koridori Adriatik-Alpe >>, 7 << Koridori Transballkanik>>, 8 << Përsëri Shpresë >>,  si dhe duke qenë botues dhe kryeredaktor I revistës periodike 6 gjuhësh ( Shqip, Anglisht, Frëngjishtë, Gjermanishtë, Italishtë,) me ngjyra me 72 faqe << Forumi Imazh dhe Media>>.

Aktualishtë është  Profesor në Universitetin Shtetërorë në Tetovë dhe Shkup të Maqedonisë Veriut dhe Kryetar i forumit << Imazh dhe Media>>. Lind pyetja se çfarë është ky forum?  Forumi Imazh dhe Media angazhon kapacitetet njerëzore, asesorët, asetet e degëve të tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, Çamri, Diasporë, dhe emigracion për mbarëvajtjen e këtij evenimenti historik me vlera kombëtare dhe mbinacionale, duke qenë mbështetës dhe duke u ndierë partner  dhe bashkëpunues i nismave të Shtetit Shqiptarë për kremtimin e ngjarjeve më të rëndësishme të komit tonë.

Edicioni i XVII-të I festivalit Ndërkombëtarë << Imazhi Shqiptarë >>,shebeu edhe si një prezantim i Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave dhe aspiratave tona për tu integruar në BE.Kështu del në pah individualiteti kulturore, artistike, politike,diplomatike, mediatike të mbarë trevave shqiptare, të përsonaliteteve të huaja që kanë kontribuarë në ngritjen e imazhit të kombit Shqiptarë, duke u krijuar një traditë e përvitëshme në organizimin e aktiviteteve të kësaj natyre, duke nxjerrë në pah përpjekjet e shqiptareve kudo që janë duke rritu kureshtjen dhe atraksionin turistik ndaj trevave shqiptare përmes promovimeve të resurseve nëntokësore e mbitokësore, për të nxitë ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri. Nuk ngelet gjë tjetër vetëm për ti thënë djalit të Gashit gurit të Malësisë Gjakovës Z. Astrit Memia, suksese dhe vetëm suksese për kombin tonë të dashur Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat