Dy Engjëjt e Lagjes

Kultura

Dy Engjëjt e Lagjes

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:16
Fatmir Lohja

Lagjia e jonë, në perifieri të qytetit, është përgjithësisht autoktone.Edhe dyndjet mitike urbane, pas viteve nëntëdhjetë, nuk e kanë cenuar përberjen e saj homogjene. Të gjithë banorët kanë konceptin,që duhen pyetur komshite më përpara,për shitjen e pasurive të patundshme. Edhe ata që e kanë vendosur për të shkuar në migracion, apo emigracion, pasuritë ua kanë shitur banorëve të lagjes së vogël.

Mendonim se ishim homogjen edhe në mendime. Një dashuri rinore na tregoi se homogjeniteti qe fiktiv. Blerta, vajza e Agimit, ka rënë në dashuri me Elisin , djalin e  Lekës. Te dy të rinjët janë secili më i bukur, dhe të respektushëm  se tjetri. Blerta ka përfunduar studimet për mjeksi, ndërsa Elsi i diplomuar për informatikë. E ndiqnim me respekt dashurinë e tyre të sinqertë. U gëzuam si lagje që pranë nesh jetonte një mjeke, dhe një mjeshter për elektronikën. Këto qenë arsyet që i emërtuam Engjëjt e Lagjes.

Nga dy familjet, mbahen mend,se  edhe  gjyshërit tyre   kanë qënë komshi. Ndonëse kanë ndryshime në besimet fetare  të trasheguara, nuk mbahet mend ndonjë konflikt fetar. Kanë lidhur krushqi të shumta në mes tyre. Ndërsa prisnim të gëzuar  daten e fejesës, për turp ,e për faqe të zezë, u mor vesh lajmi se janë grindur keq Agimi , me Lekën.

Siç rrëfeu pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjaria, të dy kokëshkëmbët nuk i hapnin rrugë njëri-tjetit, në lidhje me krushqinë e re.  Agimi mbronte idenë, se nuk ia jap vajzën një komunisti, po nuk e kthye në demokrat, ndersa Leka kërkonte  konvertimin  e kundërten për vajzën .

Banorët e lagjës u shqetësuan shumë. Dy burra , me të cilët  nderohemi, po ziheshin për pikëpamje politike. Për të kërkuar ndihmë të predikuesit fetar nuk e pamë te arsyeshme. Po të këmbëngulnin edha ata, si i kanë të shkruara nenet, në qitapet e tyre, për të tilla konflikte,do të dilnin yçkla më shumë. Të rinjët nuk janë parë ndonjëherë pranë dyerve të institucioneve fetare, për të bërë ritualet përkatëse.

Lagjia u polarizua në mendime. Njëri krah mbronte qendrimin e Agimit, ndërsa tjetri  atë të Lekës. U thirrën edhe politikanët, nga më i madhi,te më i vogli, për ta sheshuar zallamahinë, por edhe ata nuk ndryshonin nga   mend e Agimit , edhe të Lekës:” Në plan të parë politika,me pas dashuria!”

Një, më i zgjuar, rekomandoi te pyeteshin të rinjët, se si mund ta zgjidhnin konfliktin, pa ndermjetësimin e askujt. Të vegjël nuk janë. Për jetën e tyre do të vendosin. Ky mendim i ndezi më keq debatet. Njëri krah thërriste:” Mallkuar qoftë ai fëmijë, që nuk e dëgjon babanë!”, ndërsa krahu tjetër rekomandonte:”Eshte marrok ai që degjon pleqtë!”

Një banore, rreth të pesëdhjetave, në hyrje të lagjes, nga shpirti i doli gjëma:”Mallkuar qofshin  politikanët! Si në komunizëm, edhe sot e tërë ditën, po nderhyjne të dashuritë e të rinjëve, për thellimin  e luftës se klasave.”

Një pasidite,në një bar, në qendër të qytetit, më ftuan për kafe Blerta, me Elisin. Gjithë rrugës mendoja si t’i ndihmoja dy Engjëjt ,që dashuria e tyre,të shkonte në Altarin e Martesës. Edhe Gimin, edhe Lekën i kam shokë, e komshi të mirë. Disa harë kam biseduar në mbrotje të dashurise së të rinjve,dhe një ashkël nuk u kam hequr nga koka, për  të ndryshur qëndrimet .

Me gazhare i gjeta duke më pritur rreth tavolinës. Mu bë qejfi që i shihja të gëzuar .I qafova me shumë deshirë. Nuk kam parë gjë më të bukur,se një çift të lumturuar.E dinin qëndrimin tim , në mbrotje të   dashurisë e tyre. Kjo ishte arsyeja,  që më  thirren, për të më njoftuar  për vendimimet , e marra në çift.

Më befasuan, kur më tregua se e kanë vendosur të emigrojnë. M’I shpjeguan me hollësi pse e kanë marrë atë vendim. Ma mbushen mendjen se kanë të drejtë. E nisën me konfliktin e baballarëve, dhe zallamahinë në lagje,për t’i penguar  të  martoheshinn. Për të dalë në shtëpi me vete, pagat shtetërore, për një çift me shtëpi me qera,nuk mund ta mbylle muajin  as me ushqime. Kanë aplikuar në internet, për të gjetur punë në profesionet e tyre respektive. Në një shtet larg,  shumë larg, kanë gjetur punë te dy, me paga gjashtë herë më të mëdha  se në mëmëdhe. Pas dy ditësh ,të celebruar,do të merrnin udhën e gjatë të kurbetit.  Ata tregonin,  lotët më shkonin rrëke në faqe.

- Daj Iliri pse po qani?- më pyeti Blerta  me zë të ulët, tepër e shqetësuar.

- Mos u shqeteso,moj bijë!- e nisa ngadalë.- Edhe unë, nuk po jam në gjendje t’i shpjegoj lotet rrëke. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë tjetër ky fenomen. Më gëzuat për vendimet e guximshme që keni marrë sëbashku. Jam i bindur , se do të keni suksese në jetë. Ndjehem i nderuar që m’i treguat vetë. Me këto fakte lotët e mi shprehin gezim, e respekt maksimal, se kam deshrë t’u dëgjoj vetëm zërin e mirë. Kur kujtoj, se dy Engjëjt, nuk do t’i përshendes çdo ditë, me gëzim në lagje,në gjoks me kap një makth. Të tillë  lot  janë të hidhur  pelin.

Pas një heshtje të besdishme, rinia , me entuziazmin e moshës , më përfshiu edhe mua në emocionet e tyre. E piva edhe një gotë me fund, për shëndetin e çiftit. Siç e kishin lënë me djalin tim, që janë moshatar, me makinën e tij do të shkoja  edhe unë në aeroport, për t’i përcjellë në udhëtimin e largët. Këmbëngula  t’I përcjell , ndonëse qeshë  i bindu, që do të qaja si  vogëlushët në aeroport.

Meqë dy Engjëjt e Lagjes ikën larg,larg opinioni u kthye nga unë . Agimi, Leka,me përkrahësit e tyre,  më akuzonin mua si shkaktar të ngjarjes. Për të mos u prishur me komshitë, të pakët qenë në krahun tim. Nuk u përfshiva në vorbullën e injorancës. Kudo ku hapej kjo biseda u ktheja përgjigjen standarte: “ Do i Madhi Zot, t’i shkojë jeta mbarë të rinjëve, se për opinionin tuaj nuk e çaj kokën aspak! Në këtë gjendje  ekonomike, politike, psikologjike që është Shqipëria, edhe fëmijët e mi nuk mund t’i ndal , ndonëse zemra ma do  t’i kam pranë votres tok.”

Pas pesë viteve, kur po kthesha nga puna, më ra në sy, te një gazetë fotografia e zmdhuar e dy Engjëjve të Lagjes. E bleva menjëherë. Me shumë emocione nisa ta lexoj shkrimin gjatë rrugës. U shkriva , kur e mora njoftimin e dy Engjëjve të Lagjes se  emigracioni u ka shkuar mbarë. Meqë nuk më durohej, zura vend në një kafe, për të mos më shtypur makinat, dhe për të lexuar shkrimin deri  në fund, me qetësi,e dashuri.

Në lagje qe hapur lajmi , për nderimin që u ka bërë qyteti mikpritës. Shumë nga banorët, si unë, e mbanin  me mburrje gazetën në dorë. Në  këtë gëzim ende mebetesha fajtor. Në shkrim theksohej se çifti shqiptar, nuk militonte në asnjë parti politike, por vetëm në shoqata bamirësie. Dy baballarët më akuzonin , se siç është vetë, ka bërë edhe fëmijët e tyre.

U hap fjala , se me njëzet gusht Engjëjt e Lagjes  do të bënin  dasmën.U gëzuam i madh, e i vogël. Me pesëmbëdhjetë gusht u hap fjala se dasma u anollua, për zënkat politike të baballarëve. Neçot nuk i hapni rrugë njëri-tjetrit, se cili nga kryetarët e partive do të qendronin  në kry të vendit.

Në mëngjezin e njëzet gushtit, si zakonisht shkova te pusi për t’u freskuar. Shtëpia ime me arqitekturë  karakterisitike qytetare është me dy katë, me bahçe e oborr të madh, dhe me avllitë mbi tre metër lart.E kam ruajtur siç e ka ndërtuar stërgjyshi. Eshtë shpallur  nga shteti monument kulture i kategorisë së parë. Po qeroja një fik, kur trokita dera e avllisë.

Me hapjen e derës, përballë shoh dy Engjëjt e Lagjes. U qafuam me mall,e dhe gëzim. I lajmërova me zë të lartë familjen për surprizën .Djali i madh doli i fundit,  kinse nuk dinte gjë.

 Të rinjët e kishin gatuar  hallvën më përpara. Meqë  çifti kishte thirrur krushq, edhe nga komshite e tyre të rinjë, të cilët kërkonin të njiheshim me traditat tona qytetare, ishte menduar të organizonin dasmën të oborrin e shtëpisë sime. A mund t’u thoja jo kërkesës së tyre, ndërkohë që ata kërkonin vetëm hapsirat, se me organizimin e dasmes merrej rinia!?

Tërë ditën shtëpia  u kthye në kantjer dasme. Në aheng u mblodhën me maç , edhe kuç e tërë lagjia.U prit çifiti me lule,sheqer e oriz. Pas  portës së shtëpisë, shoh një çif të huajsh, që thyenin barabarisht  pjata porcelani . Më shkoi mendja për keq , kur pashë veprimin e tyre. U avita pak i nxehur. Të huajt, pas zallamaisë që bënë , morën   në duar fshesë dhe lopatë, të cilat ia dorëzuan  çiftit , sapo futën këmbën në oborrin e shtëpisë. Për çudine time, nusja me dhëndërrin, shpërvjelen mëngët për të pastruar ambientin nga pjatat e thyera. Miqtë e  largët, me shumë gëzim  mbanin thaset plasitk,ku çifti depozitonte mbeturinat. Thasët e mbushur , me shpejtësi  dhe zhdukeshin nga oborri  shtëpisë. Më pas ,më shpjeguan se banorët ,ku jetojnë dy Engjëjt e Lagjes,e paskan traditë në dasma këtë zakon. Me thyerjen e pjatave besojnë se largojnë shpirtrat e këqij. Duke i pastruar së bashku , janë të bindur se ata mund ta përballojnë jetën, po qendruan tërë jetën me një palë mend. U qetësova pasi m’I shpjeguan ritualet e huaja. Më pëlqu riti i tyre. Nuk thonë kot:” Sa të rrosh do të shikosh,e do të dëgjosh zakone të reja!”

Ajo  dasëm nuk ka  të krahasuar me asnjë nga shoqet e saja. Të huajt kërcenin  dorë për dore ,me banorët e lagjes. Nuk merrej vesh se kush ishte vendas, e kush qe i huaj. Dielli e kaloi malin, kur dasma përfundoi.

Të nesërmen, edhe më pas, u disktua gëzimi i dasmës. Secili e përshkruante në ekstrimitet kënaqësinë që kanë ndjerë atë darkë. Me uljen e entuziazmit, mora vesh se përsëri mbetesha i keqi. Baballarët me akuzonin, se isha unë ai,që nuk I ftova në dasëm as predikuesit fetar,e as kryetarët e ndritur të partive mbarë.

Siç iu rrefava, nuk kam shpërndarë asnjë ftesë për dasmorët. Djali , Egjëjt, e Lagjes , me  bashkëmoshatarët , e organizuan aq bukur dasmën .Qe të jemë i sinqertë deri në fund, mu bë zemra mal ,kur nuk i pashë në dasëm shkaktarët e emigrimit të Engjëjve të Lagjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat