I dashur miku im Agron Tufa

Kultura

I dashur miku im Agron Tufa

Nga: Rexhep Shahu Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:08
Rexhep Shahu dhe Agron Tufa

La Gon, ke gjithe mirekuptimin tim qe ike te kerkosh siguri per femijet. Nuk te lane te qete te rrisesh femijet pa frike ne atdhe disa eksponente te Sigurimit te shtetit te dikurshem qe u ngjallen prej Edi Rames, qe ta mbrojne regjimin e tij dhe t'ia luftojne atij kundershtaret. U bene agresive ndaj teje dhe te frikshem. Femijet nuk hane fame as lavdi, nuk e kane hak te rriten me frike edhe tri dekada pasi besuam se u rrezua regjimi enverist.
Ca gjera qe enveristet ia fshehin edhe territ te varrit nuk lejojne t'ia tregojme drites dhe syrit te njerzve. Ti ketu guxove shume.
Tani qe ti ike po u fryjme borive te perkrahjes ne FB per ty, kemi fillue me dale prej dimiave e kokoleve, por ende nuk po e kuptojme dhe besojme se si po zgjatet nje maje e mprehte thike drejt jetes dhe lirise se secilit qe ve maje lapsi mbi leter. Po shoh shume gishta qe drejtohen drejt tjetrit dhe pothuaj aspak gishta qe ia drejtojme vetes. Po shoh edhe zgjatime te gjuheve te helmeta te njerzve qe te quajne me termat e para tri dekadave, kulak, armik, me biografi te keqe, i daklasuar... Per ata qe jane as mish as peshk, qe u duket Edi i mire e Rama i keq, po percjell kete poezi te njohur:

* * *
Martin Niemoeller
(1892-1984) pastor gjerman

Kur nazistët erdhën që të marrin komunistët,
heshta, sepse nuk isha komunist.
Kur burgosën socialdemokratët, heshta
sepse nuk isha socialdemokrat.
Kur erdhën të marrin sindikalistët,
heshta, sepse nuk isha sindikalist.
Kur erdhën të marrin Hebrejtë, heshta
sepse nuk isha Hebre.
Kur erdhën të më arrestojnë mua,
nuk kish mbetur kush për të protestuar.

përsh. nga greqishtja A. Jatru.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat