Berisha - etnonimi i mbijetuar që na lidhë me ilirët antik

Kultura

Berisha - etnonimi i mbijetuar që na lidhë me ilirët antik

Nga: Adem Breznica Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:11
Adem Breznica

Berisha është fisi më i vjetër shqiptar që dëshmon lidhjen dhe kontinuitetin iliro-arbëroro-shqiptar qysh nga Antika deri më sot. Rrënja e këtij emri është "ber", "bar", e cila rrjedh nga metateza e etnonimit "arb" (arban - fisi alban, shek. II);

Emër tjetër fisi shqiptar që ka rrënjët tek ilirët është edhe "Kryeziu" dhe "Kelmendi" që në fakt kanë të njëjtën rrënjë: "klea", "krea", "krena", "krye".

KryeZi - është një prurje nga "DioKlea" (ZioKlea - KryeZi), "DoKlea", "Dukla" (që tërheq shikimin e parë, e vënë në pah; e dukur, e dukt, e vrenjtur, e bërë zi), "Zeta" (e zezë, e dukt); që dmth se Dukla dhe Zeta janë hiç më pak se formacione iliro-arbërore;

Kel'men(d) - është variant i evoluar i "KleMent" (KreaMent - "krye" dhe "mend");

Gjithashtu edhe fiset tjera të mëdha shqiptare (si Gashi, Krasniqe, Shala, Kastrati etj.) kanë shpjegim gjuhësor nga leksiku i shqipes, ndërkaq përhapja e tyre nuk ka asnjë lidhje me veriun e thepisur të Shqipërisë por me profesionin.

Gash - është varianti më i hershëm i evoluimit nga "castrum" (kastrum, kast, gast, gasht, gash).

Krasniq (KrasNik) - është metateze e kas(t)r(um) dhe antroponimit "Nikë" (Niqë);

Shalë - ka të bëjë me profesionin e kalërimit (shalimit të kuajve), komunikimin-ndërlidhjen e kështjellave dhe me ekspeditat kalorësiake të nisura nga kështjellat (kastrum);

Kastrat (kastriot) - varianti me origjinal që ka mbërritur deri më sot e që na kujton kështjellat e Antikës së vonë dhe Mesjetës së hershme (kastrum).

Që të gjitha këto fise shqiptare, dhe të tjera, kanë të bëjnë me iliro-arbërorë të përqendruar në kështjella (kastrum), qysh nga koha e Justinianit (shek. VI), për ruajtjen e kufijve te Dardanisë dhe më gjerë të Perandorisë Bizantine nga barbarët.

Kjo edhe mund të jetë arsyeja pse ilirët (por edhe trakët e maqedonët e vjetër) nuk përmendën më qysh nga shek. VI deri në shek. XI, e që tani del në pah emri i unifikuar arban - alvan (arvan, laban [Labëri, Llap], lavan, alban, alvan, valan [Valona, Vlora], vla(h)an, vla(h)on, balan, baran, ravan, raban, rabanas, arban, arbanas, arbanash, arbnesh...) të ndarë në fise, në fakt në profesione të ndryshme të trashëguara prej kohësh.

Edhe etnonimet bazë “arban” dhe “vla(h)”, me të gjitha variantet që kanë (prej tyre është edhe etnonimi [h]alvan, [h]arvan, harvat, horvat, korvat, krovat, kroat), janë dëshmi e profesioneve që kanë të bëjnë me fshatarësinë e lirë agrare-bujqësore dhe blegtorale. Bujqësia dhe blegtoria janë dy profesione të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën, të njohura shumë herët nga popullsia pellazgo-ilire dhe normalisht të trashëguara deri tek arbërit dhe shqiptarët, e që domosdoshmërish iu jep atyre atributin e popullsive jo-nomade dhe jo-shtegtuese por vendore dhe autoktone. Prandaj emri i tyre (mesjetar) “arbanoi” dhe “vlahoi” kryesisht ka të bëjë me profesionet e bujkut (ar’ban) dhe blegtorit (bari), si popullsi të civilizuara dhe jo me profesionet e mbledhjes, gjuetisë, peshkimit, grabitjes që i kishin barbarët endacakë. Më vonë, nga shfaqja e shtetit dhe pasurimi i ekonomisë, iliro-arbërit marrin llagape të reja që sidomos në Mesjetë kthehen në fise...

Se fiset e lartcekura shqiptare kanë për fis të tyre amë “berishën”, respektivisht profesionin që i lidhë më tokën (ar’ban) dhe jo shtegtimin, na e dëshmon edhe etnonimi “vla(h)”. Rrënja e këtij emri nuk mund të shpjegohet ndryshe përveç kalkulimit rreth metatezës së përzier greko-latine të etnonimit “arban” - “alvan” (arb, alb, alv, lab, lav, vla, vlla[h]). Por historiografia përgjithësisht i njeh vllahët si blegtorë, kalërues e endacakë me prejardhje trako-dake dhe me një asimilim të fuqishëm në roman (latin). Edhe kjo e ka përgjigjen tek profesioni. Duke qenë se trakët dhe dakët ishin përreth zonës së Danubit (përtej Dardanisë), ata u rekrutuan shumë më herët (ndoshta nga koha e Dioklecianit, shek. III-IV) si përgjegjës dhe ruajtës së zonës kufitare nga sulmet e pareshtura barbare. Duke qenë se ata kaluan për gjenerata të tëra dhe disa shekuj në kampet e ushtrisë romake, trakët u latinizuan por pa e humbur rrënjën e tyre të pas-rekrutimit, respektivisht kthimit tek toka (vla) dhe bashkëdyzimit më kalërim. Bile mendimi im është se vla(h)ët janë ata që iu dhanë emrin sllavëve (“s’lav”, jo-vla[h], jo-lab, jo-lav, por s’llav) ashtu sikundër në mesjetën e vonë janë pikërisht arbanët që këtyre sllavëve iu dhanë emrin “s’arban” (“s’arb”, jo-arbër, jo-arban, jo-arb, por s’arb), duke i dalluar nga vetja e tyre...

Pra emri kombëtar i shqiptarëve ka të bëjë me profesionin e tyre që lidhet ngushtë me tokën, ndërsa emrat e mëvonshëm të fiseve nuk gjë tjetër veçse profesione të reja të kohës por pa i ndarë nga rrënja e tyre albane, arbane, arbneshe e berishiane...

Ndërkaq, teza se fiset tona në Kosovë e tutje janë produkt i shpërnguljes nga emrat e njëjtë toponomastikë të Shqipërisë së sotme veriore, është më se e shpifur. Përkundrazi, restriksioni i pjesshëm gjatë shekujve ka ndodhur nga viset më të largëta të Dardanisë në drejtim të malësisë së Shqipërisë së sotme veriore dhe popullatat e vendosura aty iu dhanë emrat e profesioneve që kishin. Ndryshe, s’ka se si të shpjegohet uniteti më i madh dialektor në trevën e gjerë të Dardanisë, dhe nuk ka si të arsyetohet diversiteti dialektor në trevën e ngushtë të Shqipërisë aktuale veriore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat