Tha gomari

Kultura

Tha gomari

Nga: Zymer Mehani Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:54
Zymer Mehani

-Edhe mua Zoti m’fali

Torollak e kafshë e gjorë
Mbi kurriz ma vëjnë samarin

E kaloj këtë jetë me zor

Shpesh më shajnë, mirë e di unë

Se përzihem në çdo punë
Unë veshgjati t’ju them dua:

T’më shëmbëlleni, o njerëz, s’dua!

Nervoz bëhem për çudi

Kur si unë sillesh, njeri
E përzihesh në çdo punë

Prandaj dukesh krejt si unë

Madje shpesh dhe ma kalon

Kur përpjetë kokën e çon
Sa shëmti kur ul kurrizin

E të tjerët t’qesëndisin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat