Kosovës së palumtur

Kultura

Kosovës së palumtur

Nga: Atdhe Geci Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:46
Atdhe Geci

Popull, a ke frikë nga oligarkët e tu,
apo je në letargji dhe s ́flet dot. Liria
sytë i ka me lot, e zemrën të thyer
Popull, pse hesht, ç ́bela të ka zënë
jashtë bie shi dhe bie borë, era fryn
ku iku zoti Diell, apo nuk ishte këtu
Popull, pse nuk ngritesh si ngahera
mos të ka zënë trishtimi, apo dehja
Popull, thuaje të vërtetën, mos hesht
bijtë tuaj janë ata që po t´nënshtrojnë
Kosovë, ç ́të bëjmë me këtë liri të
vockël, tragjike, pa shpresë, pa punë
Ç ́të bëjmë me oligarkët e panginjur
ritmi i epokës sonë po ngadalëson
Pyes, a ka kuptim atdheu të jet kaq i
varfër, me aq shumë vrasje e drama
pse Kosova sot është aq e palumtur
pse njerëzit tanë vriten dhe vetvriten
Popull, a kemi ne atdhe dhe ku është
demosi, duhet të japë një përgjiigjje
ngritu populli im, mos rri në gjumë
mjaft ia kemi pirë lotët njëri-tjetrit
Nën qiell të Kosovës Iliriane, vrasin
rrufetë, zihen vetimat me bubullimat
Popull, duhet të japësh një përgjigje
Zoti Diell, mos ik, ku humbe, ku?
Një diell është dielli i atdheut tonë,
gjeografi e Atdheut fillon tek njeriu!

Atdhe Geci, 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat