Lirisë

Kultura

Lirisë

Nga: Zymer Mehani Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 09:18
Zymer Mehani

Ty të solli flaka e barutit e
Dhe gjaku i dëshmorëve

Për ty, me guxim dhe zjarr
Iu kundërvumë gjakësorëve

Me ty,  mbushet atdheu
Përplot bardhësi

Agimet ndizen në drita
E lulet qeshen me bilbila

Bletët vërtiten në kopshte
E mbledhin nektarin për hoje

Ti erdhe me sakrificë e vuajtje
Me qëndresë e  mundime

Emrin tënd ta lidh me Lulëkuqet-
Me lulegjaket e Fushës së paanë

Trima dhe trimëresha për ty ranë
Si rrezet tua u bënë flakadanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat