Nexhmije Pagarusha, gruaja më e arritur e shekullit ’20 në artin shqiptar

Kultura

Nexhmije Pagarusha, gruaja më e arritur e shekullit ’20 në artin shqiptar

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Nexhmije Pagarusha ishte vlerë që e kishin të gjithë shqiptarët.

Pasi ngushëlloi familjen e bilbilit të këngës shqipe, Kusari-Lila tha se Nexhmije Pagarusha do të vazhdojë të jetojë me muzikën shqipe.

Kusari-Lila tha se Nexhmije Pagarusha është gruaja më e arritur e shekullit ‘20, në kulturën dhe artin shqiptar.

Kusari: Nexhmije Pagarusha, gruaja më e arritur e shekullit ’20 në artin shqiptar

“Nexhmije Pagarusha padyshim është gruaja më e arritur e shekullit ‘20 në kulturën dhe artin shqiptar. Për është një vlerë e madhe si shqiptarë, si kosovarë, që e kemi pasur. Në fakt, duhet t’i kërkojmë ndjesë që kemi qenë shumë të vegjël për ta kuptuar dhe vlerësuar sa duhet dhe sa e ka merituar. Një është se Nexhmija është më e madhe se vet jeta. Ajo do të vazhdojë të jetojë me muzikën shqipe dhe natyrisht gjithmonë do të jetë prezente me ne”, u shpreh Kusari-Lila.

Përndryshe, Ministria e Kulturës ka dërguar agjendën e ceremonisë mortore për Nexhmije Pagarushën, sipas së cilës do të ketë homazhe dhe një akademi përkujtimore. Kurse, ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat