Sa dhimbshëm lehin qentë... - Bota Sot
Sa dhimbshëm lehin qentë...

Kultura

Sa dhimbshëm lehin qentë...

Nga: Tahir Bezhani Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:24
Tahir Bezhani

Sa dhimbshëm lehin qentë sot

Në strehën e tyre, në kolibe

Tashmë të zgjidhur nga zinxhirët

Duke lodruar në gjitha anët

Ushqimin e hanë të zgjedhur

Nuk lëpijnë eshtra si fukarajtë

Tash moti ka ndryshuar

Të pamësuar në rrezet e dritës

Dhimbshëm lehin, lehin, lehin...

Qentë e sotëm

Përjargin gjoksin,ndyhen gojës,pis

Njëri tjetrin shikojnë çuditshëm

Kërkojnë fajtorin e ndërrimit të motit

Një diell pranvere po vjen i djersitur

Me erë buke të pjekur,tjetër shije

E,qentë,lehin, lehin, lehin

Dhimshëm!...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat