Legjendë e dashurisë dardane

Kultura

Legjendë e dashurisë dardane

Nga: Jan Kosova Më: 28 prill 2020 Në ora: 16:58
Jan Kosova

Vështirë dallohet diçka kur ngadalë ndryshon
Ndoshta as unë ndryshimin nuk e kam hetuar
Dhe bukuria jote e rrallë viteve sikur i reziston
Prej se në Dardani herën e parë të kam takuar

Atëherë poezinë nuk e kam pasur në axhendë
Nga bukuria jote zemra që ta fala frymëzohet
E për dashurinë nuk më pëlqen asnjë legjendë
Dashuria duhet të ndjehet, ajo duhet të jetohet

As thinjat e rrudhat s'më bëjnë përshtypje mua
Nuk dorëzohem edhe kur malli më fut në darë
E edhe më shumë se atëherë unë ty sot të dua
E të bukur të shoh ty mu sikur në ditën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat