Jemi shqiptarë - 7 - Bota Sot
Jemi shqiptarë - 7

Kultura

Jemi shqiptarë - 7

Nga: Fatmir Lohja Më: 29 prill 2020 Në ora: 08:09
Fatmir Lohja

Hëngra pak meze. E piva edhe një pikë raki, si me pas gruan në krah.Nuk po më shijonte. Më vinte keq, që zoti Rrahim nuk po i shpërndante retë e marrëzise. Nuk po kuptoja se çfarë po i bluante mulliri i sedrës së sëmurë!?” Fundi daltë për hajër!”- ka thënë Gjergj Mullaga, për të cilin shkodranët as shekullin kur ka jetuar,nuk e përcaktojnë me saktësi .

Nuk bën hajër asnjë bisnesmen, nëse nuk e njeh tregun, apo jo zoti Rrahim?

Shumë e saktë, - ma miratoi ai.

Nisa ta këshilloja Albanin mbi këtë parim ekonomik. Kur të vijë në Shqipëri , mos t’i ndajë gjërat më sëpatë ,se i merr informacionet me të dëgjuar, ndërsa ne vendasit i kemi mbajtur,e i mbajmë mbi shpinë. Eshtë qendrim më i zgjuar,kur e dëgjon tjetrin për hallet, dhe dertet e tija. Këtë praktikë përdorin mjekët, kur pacienti u shkon për vizitë.

Pse nuk e njoh tregun e politikës, i qendroj larg, aq sa kolegët më thërrasin Ufo, - vura kapakun mendimit tim.

Titulli i tregimit të fundit humoristik,- i shoqëroi fjalët me qeshje të sinqertë, Albani.

Ti je më enigmatik se Ufot,- më akuzoi zoti Rrahim. – Duke pasur gur çakmakësh në kokë, besoj se edhe miq do të keshë pak.

Mbeta i trullosur nga përgjigjja. Nuk më shkoi mendja se loja mund të arrinte deri në fyerje. Ndeza një cigare për t’u përqendruar. Shoh Gimin me vetull të ngritur lart, për t’i dhënë mesazhin,se apo merret vesh ai me mikun e vet, apo t’i pres unë drutë shkurt !? Gimi ,më shumë energji , tregoi se kemi miq , dhe lexues të shumtë. Për drekat e të shtunave, shkojmë për turizëm në fshat. Në autobuz i raportojmë njëri-tjetrit se si e kaluam familjarisht javën. Më pas diskutojmë për librin që kemi në duar . Nga vendasit marrim informacionin e nevojshëm, për jetën e tyre të përditshme. Mbi këto eksperienca jetike mundohemi të levrojmë letërsinë.

Doli edhe përgjigjja e pyetjes , që më ke bërë në nisje, - fola ,pasi mbaroi Gimi,për bëmat tona.

U futa në këtë krah, për të mos e prishur ndënjen.

Ma kujto pak?

Më ke pyetur:” Pse shkruaj?”

Po.

Meqë nuk u binde me përgjigjen time, besoj se ajo u kthjellua me konstatimin tuaj.

Nuk po të kuptoj!

A jeni dokort me thënien:” Për t’u bëre artist duhet talent.”

Po. Ende nuk më kthjellove !

Në shqiptarët këtë theni e kemi ndryshe nga kombet e tjerë.

E si?

“Pa gurë çakmakësh në kokë,artist nuk bëhesh kurrë!” Gëzuar! Më lodhe me pyetjet e shumta!- zoti Rrahim, buzagaz,u ngrit në këmbë, që t’i pinim gotat e rakisë,me kryqëzim duarsh.

Hera e parë që dëgjoj një shqiptar, që e pranon se është me gur çakmakesh në kokë, - e tjerrte zoti Rrahim, meqë erdhi në formë.

Me miza në kokë ka shumë qytetar. Ne me gur çakmakësh jemi më pak në turmë,- i rri gati.

Tregoi Albanit,se nxënësit nuk i diferencon nga pikpamjet politike, fetare, krahinore,….!- i futa shkrepsën Gimit.

Në valle Gimi hyri me shumë energji. Me çiltërsi mësuesi, betohej,e stërbetohej, se nxënësit që do më shumë, janë ata që dallohen në mësime, dhe mirësjellje.

Nuk është bisnesmen Zoti Rrahim, por profesor në kolegj,- e kalon topin Gimi papritmas në fushën time, kur i shkarkoi tëra bateritë.

M’i cingërisi nervat. I shoh të tre më sira.

Pse m’u prezantove në atë mënyrë ?- i drejtohem krejt i akullt zotit Rrahim.

Për të kuptuar djali më mirë, - ma kthen me qetësi olimpike.

Për Albanin e mirë, po e kaloj këtë shaka,- nuk desha ta zgjas më tej.- Më ju do ta kemë të veshtirë të bëhem mik. Ndërsa Albani, nëse do të më pranonte si mik, do të më gëzonte shumë.

Nuk e lë unë! - ma kthen zoti Rrahim.

Prandaj e pyeta në sy tuaj. Djali t’u bëftë njëqind vjeç! Pastë fat në jetë, se është një shqiptarë i mirë! Alban më vjen keq, që nuk të lënë të shoqerohesh me shqiptarë që të duan, dhe të respektojnë,- i drejtohem me sy të vesuar.

Baca Ilir, edhe unë edhe baca deshirojmë të kemi mik,- më drejtohet me ndroje Albani i mirë.

Nuk e lë djalin të afrohet me ty, se ia mbush kokën me gur çakmakesh, si vetes,- interpretoi keq , zoti Rrahim.

Zbulimi i të vertetës kërkon arsyetim të shendoshë, dhe moral të lartë. Edukimi patriotik i rinisë është në krye te moralit . Kur e hymnizon kombin tënd, në krahasim me kombet e tjera, i largohesh së vërtetës. Bëhësh i pabësueshëm, i mërzitshem, për dëgjuesin. Mburravecat, për mua , kanë miza në kokë.Të jap fjalën e burrit ,se mizat që i keni futur në kokë djalit ti, me xhaxha Gimin , do ia gliri një nga një. E për gur çakmakësh do t’I dhuroj me shumicë ,që të bëhet shqiptar i mirë,të na nderojë vatanë, - m’u duk vetja se fola identik si rilindasit .

Edhe një pyetje të fundit a mund ta bëj?- më drejtohet Albani me sinqeritet

Më shumë kënaqësi e pres.

Pse jemi në këtë gjendje ekonomike ?

Pse është kjo gjendje e mjerë ekonomike, kulçedra emigracion, po na rrëmben rininë shqiptare. Nuk po kemi asnjë arsye t’i ndalojmë. Na dhëmb shpirti për këto fakte ,ndonëse e shohim, se atje larg , po e ndërtojnë jetën shumë më mirë se këtu. Eshtë me fat babai yt, që të ka pranë. E do sade ,shqip , arsyen?

Po.

Jeta ka treguar se nuk mund të luftohen të gjitha sëmundjet me raki, edhe hudhra. Janë mjekët specialist që diagnostikojnë, dhe kurojnë sëmundjet e ndryshme. Je dakort, o bir, me këtë konkluzion?

Mëse i bindur.

Vazhdojmë! Historia e ka treguar, se mirëqënia, e prosperiteti i një kombi , nuk mund të arrihen më punonjës shtetërorë militant. Sado të jenë sarahoshë, apo u kundërmon era hudhra ,në organizatat ku militojnë, nuk arrijnë asgjë, se aq mend kanë. Vetëm specialistët, teknicienët, në fusha të ndryshme të dijes, e orintetojnë politikën, shtetin ,për të shfrytëzuar në maksimum resurset kombëtare! - sa mbarova, të tre duatrikisnin, si kur të isha në ndonjë koncert.

Po ti Gim kulimi , pse duatroket? Ti i di mend e mija!- iu turra për të dalë nga ajo dallgë patriotike.

Shoh orën gjashtë e mëngjezit.

-Të ngrihemi se me lodhet!

Shkundëm gotat. Rrok e puth ,mëse fundi dolëm në rrugë, pa pasur nevojë të na mbanin gratë mbi shpinë. E fiksova mirë në tru.Të shtunën na priste për drekë Gimi,me gjithë gra, për të ngrënë një kec të pjekur në hell. I ngrati do të vinte i gjallë nga Labëria. Do të gatuaj, si qemoti, te shëpia e Gimit, në periferi të Tiranës, nga vëllai i madh i tij, Astriti./Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat